Rilidhja e Ballkanit
Gordan Jandrokoviç / Samuel Zhbogar *
Konferenca “Së bashku për Bashkimin Europian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen europiane”, e cila u zhvillua më 20 mars në Bërdo pri Kranju, Slloveni, dhe ishte e organizuar nga dy prej vendeve tona, përfaqëson një fillesë të re të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. 20 vjet më parë (në të njëjtën mënyrë), Bërdo pri Kranju u bë dëshmitar i takimit të udhëheqësve të ish-republikave jugosllave, në një nga përpjekjet e fundit për arritjen e konsensusit mbi riorganizimin e shtetit të përbashkët, ose shpërbërjen paqësore të republikave. Në atë kohë, asnjë nga propozimet e paraqitura nuk ishte e pranueshme për Sllobodan Millosheviçin, liderin e Republikës së Serbisë, Republika më e madhe në ish-Jugosllavi. Një përpjekje e fundit për të ruajtur Jugosllavinë, rezultoi në dhunë dhe luftëra të përgjakshme të cilat për fat të keq lanë një imazh negativ të përhershëm të Ballkanit Perëndimor në sytë e publikut europian. Si rezultat, rajoni është perceptuar si një “çerdhe” e konfliktit të vazhdueshëm, ku të gjithë janë kundër njëri-tjetrit, si një zonë e konfliktit latent që mund të shpërthejë në çdo moment.
Pas dy dekadash, qëllimi ynë i vërtetë ishte të dërgonim në Evropë një mesazh ndryshe në lidhje me rajonin, një mesazh që:
- Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që dolën nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria mund të ribashkohen në të njëjtën tryezë dhe të ndajnë të njëjtat qëllime;
- Këto vende mund të shkojnë përtej mosmarrëveshjeve dhe armiqësitë historike dhe të punojnë së bashku për paqen dhe të ardhmen e rajonit;
- Të gjitha vendet janë të gatshme të bashkëpunojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.
Me keqardhje u vu re mungesa e presidentit serb, Boris Tadiç. Ne besuam se thirrja jonë për një takim tërësisht jozyrtar në formatin e ashtuquajtur Gymnich, do të ishte e mjaftueshme për të mbledhur të gjithë në të njëjtën tryezë, pa përjashtime, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës. Ky format, në bazë të të cilit udhëheqësit mund të mblidhen së bashku pa ndonjë identifikim kombëtar apo të ndonjë lloji tjetër, ka realizuar i suksesshëm disa herë. Rezultati më i rëndësishëm i konferencës është se ajo nuk ishte një ngjarje e vetme, por iniciativë e Procesit Bërdo. Një proces në të cilin Serbia pritet të marrë pjesë, dhe i cili po hap një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të ndërsjella.
Ky zotim është shprehur në një deklaratë të miratuar njëzëri, ku thuhet se të gjitha vendet pjesëmarrëse (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia), do t’i “sigurojnë njëri-tjetrit mbështetje të ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojës së fituar gjatë proceseve të integrimit” dhe se do të “promovojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, përmes punës sonë të vazhdueshme në projekte me interes të përbashkët dhe të investojmë me përpjekje më të mira në trajtimin e çështjeve të hapura dypalëshe në një frymë europiane”.
I ashtuquajturi “Grupi i Vishegradit” (V-4), u mor si model për bashkëpunim në kuadër të Procesit Bërdo, pasi ky lloj bashkëpunimi kërkon që asnjë nga vendet të marrë një rol drejtues ose mbizotërues në rajon. Ne besojmë se rolet mbizotëruese dhe udhëheqjet rajonale janë koncepte që i përkasin së kaluarës.
Përballja me sfidat aktuale dhe të së ardhmes kërkon në mënyrë efektive një dialog dhe bashkëpunim më të barabartë dhe mbi të gjitha, respektin reciprok. Respekti i ndërsjellë, së bashku me besimin reciprok personale të kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor, mundësoi një përparim në marrëdhëniet midis Sllovenisë dhe Kroacisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kufirit. Mesazhi pozitiv nga kjo eksperiencë tani po transferohet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me besimin e fortë se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë sigurojnë një bazë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ky është mësimi që ne morëm.
Në ditët e ardhshme, do të fillojë puna në aspektet organizative dhe logjistike për konferencën dhe para verës pritet të takohen ministrat e transportit të Ballkanit Perëndimor. Do të ketë një pikë të vetme në rendin e ditës: vlerësimi i mundësisë për të zhvilluar një plan të përbashkët rikonstruksioni për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore në rajon, i cili do të zëvendësojë planet individuale të vendeve dhe të fitojë mbështetjen e BE-së dhe institucioneve kompetente financiare për projektin e përbashkët.
Përparësia jonë është që të rilidhim Ballkanin Perëndimor, pasi ai është shpartalluar dhe shkëputur për dy dekada, jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht.
Ne besojmë fuqimisht se rilidhja e Ballkanit do të sigurojë ndihmën më të mirë për ekonomitë e rajonit, dhe para së gjithash për njerëzit që meritojnë më në fund të jetojnë në paqe dhe prosperitet pas të gjithë vuajtjeve. Liberalizimi i vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedonisë paraqet një hap të madh përpara. Ne presim që Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen me to së shpejti, pasi qëllimi ynë është që të zbatohet liberalizimi i vizave për të gjithë rajonin. Ne kemi shpresë dhe jemi të gatshëm të shfrytëzojmë çdo mundësi në këto përpjekje, duke pasur besim në mbështetjen e vazhdueshme dhe konstruktivitetin e BE-së.
* Gordan Jandrokoviç
Ministër i Punëve të Jashtme
Republika e Kroacisë
* Samuel Zhbogar
Ministër i Punëve të Jashtme
Republika e Sllovenisë