E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Për njerëz si Rama ka kura e spitale”

 

Zv.ministrja e Integrimit,  Jorida Tabaku akuzoi dje ashpër kreun e PS-së, Edi Rama si njeri pa moral dhe dinjitet. Në një konferencë për shtyp, ish-kandidatja për deputete tha se: “Kreu i opozitës Edi Rama, është modeli i regresit historik dhe social për Shqipërinë. Ai nuk e njeh familjen. Një njeri i tillë tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër, veç interesit të tij të çmendur vetjak”. Sipas Tabakut “për njerëz të tillë ka kura dhe spitale. Fatkeqësia është se opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomtë ndaj këtij interesi. Si rezultat, nuk janë të rastit thirrjet për dhunë dhe destabilitet, pasi për mendjet perverse këto janë të vetmet mjete për t’i imponuar antivlera të tilla shoqërisë shqiptare. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›