Ema Thurman: “Puthja më e mirë, me ish-bashkëshortin”
Aktorja e famshme Uma Thurman thotë se puthja më e mirë e saj në ekran ka qenë me ish-bashkëshortin Ethan Hauke në filmin e vitit 1997, “Gattaca”, sepse ajo joshej shumë nga ai. Aktorja 39-vjeçare thotë se skenat romantike që i ka ndarë me Hauke (me të cilin ka dy fëmijë) janë skenat më të preferuara sepse ajo në atë kohë kishte pasur ndjenja të forta për të. “Puthja më e mirë që kam pasur ndonjëherë në një film ishte me njeriun që u martova, sepse më tërhiqte shumë asokohe”,- ka treguar Thurman duke treguar në të njëjtën kohë për nostalgjinë që ishte pjesë e saja herë pas here.
2 Dhjetor 2009