“Rama amoral dhe i papërgjegjshëm”
Ministri i Shtetit Genc Pollo tha dje në kuvendin e degës së PD-së në Berat se Rama, ky person amoral dhe i papërgjegjshëm absolutisht sheh ëndrra me ‘97 dhe Gërdec, vetëm e vetëm që të parashutohet Kryeministër. “Dhe këtu në Berat ju kujtohet ajo që në këtë sallë u shfaq si militantja socialiste e Beratit, e cila thoshte se nuk duam as drita dhe as ujë vetëm partia ime të jetë mirë. Mishërimi i sotëm i militantes socialiste të hershme të Beratit është Edi Rama. Shqipërisë nuk i duhen rrugë dhe as rroga, as viza dhe as Evropa, por vetëm unë kryeministër; kjo është motoja e Edi Ramës, që duhet kundërshtuar nga socialistë e demokratë në të gjithë Shqipërinë”, tha Pollo.