E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Rama kundër vizave, çoi emisarët e tij në Greqi

 

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalimin e saj para të përfaqësuesve të Parlamentit Rinor Evropian akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama se është kundër procesit të liberalizimit të vizave me BE. “Unë dua t’ju them gjithsecilit: nuk ka njeri në Shqipëri të mos gëzohet sa herë që flitet për proceset integruese të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për heqjen e vizave. Ka vetëm një njeri që jo vetëm nuk do, por ankohet çdo ditë, dhe para pak ditësh shkoi për të protestuar para Parlamentit evropian, ku po miratohej rezoluta për përshpejtimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë”, tha Topalli. Ndërsa shtoi se “sot ka dërguar emisarët e tij për të protestuar kundër OSBE, për raportin e përshëndetjes së zgjedhjeve më të mira që kemi bërë ndonjëherë. Për të rinjtë, është shokuese sjellja e një politikani që proteston tamam në ditën kur kryeministri,  ministri i Jashtëm i vendit të tij, apo ministrat e BE, thonë që vitin e ardhshëm do të heqim vizat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›