E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për pavarësi, 99 për qind

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 15:41

Shumica e elektoratit në Sudanin Jugor ka votuar për shkëputje nga veriu i vendit. Nga fletëvotimet e numëruara deri tani 99 për qind e personave me të drejtë vote kanë votuar për ndarjen nga Veriu dhe për një shtet më vete, bëri të ditur komisioni përgjegjës për referendumin.

Deri tani janë numëruar rreth 80 për qind e votave, u tha në Juba. Rreth katër milionë persona me të drejtë vote votuan brenda një jave për të ardhmen e rajonin deri tani autonom.

Referendumi është një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së paqes së vitit 2005.

Qeveria qendrore sudaneze në Kartum ka siguruar se rezultati i referendumit do të njihet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›