E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duvalier nuk kërkon falje

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 16:00

Ish-diktatori haitian, Jean Clod Duvalier, ka shprehur keqardhje për viktimat gjatë regjimit të tij 15-vjeçar, por nuk ka kërkuar falje për vrasjet dhe torturat që kanë ndodhur gjatë viteve të tij në pushtet.

Duke folur në Port-o-Princ, Duvalier tha se shpreh “hidhërim të thellë” për haitianët që e shohin veten viktima të qeverisë së tij.

Diktatori 59-vjeçar tha se është rikthyer në Haiti për të punuar për pajtimin dhe bashkimin kombëtar, derisa vendi po lufton me pasojat e tërmetit të një viti më parë dhe me krizën nga zgjedhjet e kontestueshme presidenciale.

Duvalier ishte detyruar të largohej nga pushteti në vitin 1986, pas kryengritjes popullore dhe trysnisë së SHBA-së.

Ai dhe mbështetësit e tij ishin akuzuar për korrupsion, represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›