E Diel, 1 Nëntor 2026

Për pronën, nёnё e bir vrasin me armë kushёririn

05/01/2009  PEQIN- Grindjet për pronën mes kushërinjve i kanë marrë jetën një 60-vjeçari nga Peqini. Kështu, nuk u ka munguar ditëve të para të janarit edhe një vrasje. Nënë e bir kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, të cilin e kishin edhe fqinj. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar të këtij viti nё fshatin Karinё tё rrethit të Peqinit, kur Hamdi Zeka, 27 vjeç, dhe nёna e tij Shyqe Zeka, 58-vjeçe, kanё ekzekutuar me armё zjarri 60-vjeçarin Nuhi Zeka. Kështu 60-vjeçari ёshtё ekzekutuar fare pranё oborrit tё shtёpisё sё tij. Mes palёve ka pasur njё grindje të mëparshme, që ka degraduar deri nё pёrdorimin e armёs. Hamdi dhe Shyqe Zeka kanё qёlluar me armё ndaj Nuhi Zekёs, i cili ёshtё dёrguar nga familjarёt dhe tё afёrmit nё spitalin e qytetit tё Lushnjёs, por plaga ka qenё fatale dhe ai ka gjetur vdekjen. Policia ёshtё vёnё nё kёrkim tё autorёve. Pas disa orёsh policia e Peqinit ka arrestuar shtetasit Hamdi Zeka dhe nёnёn e tij Shyqe Zeka, ndaj tё cilёve ёshtё ngritur akuza e vrasjes nё bashkёpunim.

Shkaqet

Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për të përcaktuar motivet e kësaj vrasjeje. Nga të dhënat paraprake mësohet se mes kushërinjve kishin lindur disa mosmarrëveshje për një copë tokë, të cilën e pretendonin të dyja palët. Edhe në të kaluarën ata kishin pasur grindje të vazhdueshme për pronën. Vrasjet për pronësi janë shpeshtuar së tepërmi kohët e fundit. Në dhjetor të vitit të kaluar në Farkë të Tiranës u vra me çifte një 28-vjeçar, i cili kishte ngritur një mur në tokën që e pretendonte familja që akuzohet për vrasjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›