Për sherrin e makinës vritet me armë 45-vjeçari
23/08/2011 Ndërhyri për të birin, vritet. Arrestohet autori
TIRANË- Pasditen e djeshme një person mbeti i vrarë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja, e cila tronditi dje pasdite kryeqytetin ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Pjetër Budi”, pranë depos së ujit në Tiranë. Viktima mësohet të jetë Abdurrahman Vrapi rreth 45 vjeç. Ndërkaq, autori i ngjarjes Indrit Tresa është larguar menjëherë nga vendngjarja, pasi ka qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës. Policia, e cila është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të vrasjes ka mundur ta arrestojë atë pas 20 minutash. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti për gërvishtjen e makinës nga ana e një autobusi të linjës së Farkës. Ndërkohë dyshohet se konflikti nuk ka ndodhur midis autorit dhe viktimës, por djalit të 45-vjeçarit tashmë të vdekur. Mësohet se viktima po përpiqej të ndalonte sherrin midis dy të rinjve. Autori i vrasjes Indrit Tresa është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë ku po merret në pyetje për të shqyrtuar të vërtetën e krimit, e cila do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.