Fino: Brenda 2009 do të kemi ujë 24 orë

21/04/2005 Socialistët paraqesin strategjinë për ujin e pijshëm
Brenda vitit 2009, rreth 22 qytete të Shqipërisë do t'u sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm pa ndërprerje. Ky ka qenë premtimi i radhës për zyrtarët socialistë për ditën kombëtare të ujit. Ky shërbim do të fillojë të aplikohet brenda vitit 2007 në 6 qytete si Tirana, Fushë Kruja, Burreli, Kavaja, Vlora dhe Peshkopia. Pavarësisht se ky shërbim do të kushtojë për qeverinë shqiptare, socialistët premtojnë se çmimi i ujit nuk do të pësojë rritje për konsumatorët. Gjatë takimit të zhvilluar me ekspertë dhe specialistë të fushës hidrike në impiantin e ujësjellësit të Bovillës, ministri i Turizmit, Bashkim Fino, tha se, “ndryshimet në furnizimin me ujë të pijshëm janë të dukshme. Nga viti 1997 kur qytetet furnizoheshin 2-3 orë në ditë me ujë, tani furnizimi është rritur me 12-13 orë në ditë. Janë rreth 1.3 miliardë lekë të investuara që nga viti 1997, dhe 70 për qind e të cilave për ujëmbledhësin e Bovillës”. Gjithashtu ministri Fino ka premtuar se për vitin 2005 synimi i PS-së është të shfrytëzohen 1.6 milionë lekë në 216 objekte, të ndërtohen 20 ujësjellësa rajonale, që do të zgjidhnin problemin e furnizimit me ujë edhe për 160 000 banorë të tjerë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar 16 ujësjellesa, që plotësojnë nevojat e 120 000 banorëve. Kjo strategji e socialistëve për të siguruar ujin e pijshëm pa ndërprerje do të shoqërohet me masa të tjera, si vendosja e matësave të ujit për t'i dhënë fund shfrytëzimit pa kriter, do të studiohen të gjitha burimet për këtë furnizim etj. Ndërkohë që brenda vitit 2006, menaxhimi i ujit të pijshëm do të jetë funksion që do të kryhet nga pushteti vendor.