Nis kthimi i tokave të lira
19/04/2005 Komiteti Shtetëror urdhëron komisionet të fillojnë shqyrtimin e dosjeve të pronarëve
Procesi nis me paraqitjen e dokumenteve, që do të merren nga institucionet shtetërore
Sot paradite nis procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave. Komiteti Shtetëror ka urdhëruar që, "prej orës 08, të datës 19 prill, komisionet duhet të nisin shqyrtimin e dosjeve të ish-pronarëve dhe të marrin vendimet përkatëse për kompensimin e tyre sipas ligjit". Fillimisht, puna do të nisë me kthimin e tokave që kanë mbetur të lira. Kjo sepse nuk kërkohet zbatimi i Metodikës, që është duke u diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, për të kërkuar tokën, pronarët duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e parashikuar në vendimin e marrë një muaj më parë. Gjithashtu, kërkuesit duhet të plotësojnë tri formularët përkatës, për të arritur në marrjen e së drejtës për kompensimin.
Kërkesat
Pronarët duhet të paraqesin në komisionet vendore dokumentet, që vërtetojnë pronësinë e subjektit si dhe pozicionin gjeografik të pronës. Në këtë rast mund të paraqitet një vërtetim pronësie i lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave, ose një dokument kadastral. Një plus për pronarin do të ishte dhe një dokument për aktin e shpronësimit. Ndërsa si fakt shtesë do të kërkohet planvendosje e vjetër e pronës, nëse ka, që mund të sigurohet nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Bashkëngjitur me të do të kërkohet dhe dokument hartografik aktual. Për të njohur të drejtën e pronës, do të nevojitet akti i trashëgimisë, prokurë e posaçme në rastin e përfaqësimit të pasardhësve, dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme. Sipas rregullores, vetëm pasi komiteti të ketë marrë vendim për kompensimin e një pronari, atëherë do të kërkohet dhe mënyra që preferojnë për t'u kompensuar. Kjo fazë parashikohet vetëm kur tokat janë të zëna.
Vendimi
Fillimisht komisionet do të nisin shqyrtimin e dosjeve, që janë të trashëguara dhe më pas do të shqyrtohen dosjet që do të paraqiten prej ditës së sotme. Komisionet vendore për çdo pretendim që do të kenë pronarët mbi gjendjen e tokës, do t'i drejtohen zyrës së regjistrimit të pasurive dhe Arkivit të Shtetit. Këto dy institucione janë të detyruar që të kthejnë një përgjigje brenda 5 ditëve. Vetëm në rast se toka do të rezultojë e lirë, si nga përgjigjja e institucioneve dhe nga verifikimi në terren do të merret vendimi për kthimin e saj. Sipas ligjit, e gjithë procedura do të zgjasë deri në 45 ditë nga marrja në shqyrtim e dosjes. Nga ana tjetër, burimet në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë bërë të ditur se javën e ardhshme do të nisë puna për studimin e të gjithë zonave në Shqipëri. Në studim do të jepen çmimet, me anë të të cilëve do të vlerësohet toka në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke i ndarë dhe në kategori. Megjithatë, për këtë do të pritet vendimi i Kuvendit për miratimin e Metodikës së çmimeve.