"Turandot", kryevepra që do të magjepsë publikun

19/04/2005 Fabio Pirona
Dirigjenti i njohur italian Fabio Pirona, me një eksperiencë të madhe në shumë skena prestigjioze, jo vetëm të Italisë, por edhe në mjaft shtete të tjera në të gjithë botën, aktualisht drejtor artistik i Akademisë Lirike Ndërkombëtare të K.Ricciarelli, si dhe dekan i Konservatorit “B.Marcello” të Venecias, prej më shumë se një muaji ndodhet në Tiranë për vënien në skenë të një kryevepre botërore të Puçinit, "Turandot". Ai ka pohuar me shumë çiltërsi për "Metropol" se, pavarësisht se ka vënë shumë vepra të tjera të Puçinit, është hera e parë që drejton kryeveprën e tij "Turandot". Pirona ndjehet shumë i kënaqur, pasi kjo opera vërtet është një vepër repertori, por që vihet shumë rrallë në skenë, "pasi është një superproduksion në të gjitha parametrat". Dirigjenti italian thekson midis të tjerash, se koha që patën në dispozicion ishte e mjaftueshme dhe impenjimi i të gjithë trupës ka qenë maksimal, duke pohuar me shumë optimizëm se është një kryevepër që do t'i bëjë shumë përshtypje publikut shqiptar, "një vepër që do të mbahet mend gjatë".
A keni patur eksperienca të mëparshme me "Turandot"?
Jo. Kam dirigjuar vepra të tjera të Puçinit. Eshtë hera e parë që dirigjoj këtë vepër, edhe për vetë faktin se është një opera që nuk vihet shpesh në skenë, për vetë vështirësitë dhe buxhetin e madh që kërkon. Jam shumë i kënaqur që po më jepet ky rast, pasi vërtet është një opera repertori, por e ritheksoj, nuk vihet shpesh në skenë, pasi është një superproduksion në të gjitha parametrat, ku edhe në këtë rast skena dhe kostumet janë marrë nga Teatri i Operas së Romës.
Për herë të dytë në Shqipëri pas "Madam Butterflay", me një tjetër kryevepër të muzikës operistike...
Eshtë një vepër shumë e vështirë për TKOB-në dhe një sforcim i madh për të gjithë trupën, pasi është një ndër veprat më të vështira të melodramave italiane. Kam ardhur me vullnet të plotë dhe mund t'ju them se po punoj me shumë qetësi me orkestrën, e cila po i përgjigjet me shumë korrektësi ritmit të punës, pasi, edhe për orkestrën është një vepër shumë e vështirë. Ne e kemi zgjeruar së tepërmi frymëmarrjen e saj, pasi duhet të jetë një orkestër shumë e madhe, kjo edhe me korin. E ritheksoj, punoj me qetësi dhe punët shkojnë shumë mirë.
"Turandot", sikundër e theksuat edhe ju, është një vepër e vështirë. Si po ecin solistët shqiptarë në këtë fazë provash?
Të gjithë solistët janë shumë të zotë dhe po punojnë fort. Mund të përmend këtu Irini Nikollan dhe Sonila Babocin, që luajnë rolin e princeshës Turandot, Marjana Lekën, Eva Golemin dhe Shpresa Bekën, si edhe tenorët Agim Hushi dhe Sergio Panajia, si edhe basin bullgar Aleksei Ivanov, një solist shumë i talentuar, i cili vjen nesër. Por, përveç solistëve, dua të theksoj faktin se, edhe kori është shumë i përgatitur, në sajë të punës së mrekullueshme e plot pasion të mjeshtres Suzana Turku. Natyrisht, duhet të vë në dukje se kori i Akademisë nuk është në të njëjtin nivel me atë profesionist dhe nuk ka potencialin e duhur për një vepër të këtij niveli, por, gjithsesi po punojnë shumë dhe me disiplinë të lartë.
Cilat janë vështirësitë që keni ndeshur në këtë periudhë përgatitore?
Kur biseduam në muajin dhjetor me drejtorin Ciko, në lidhje me veprën, theksova se isha dakord, por se do të duhej një kohë e gjatë provash, një element shumë i domosdoshëm për vënien e "Turandot" në skenë. Kjo ishte edhe vështirësia më e madhe, por që me shumë punë, besoj se jemi në nivelin e duhur. Orkestra, duke punuar çdo ditë me ngulm, tashmë është pothuajse gati dhe e njeh shumë mirë të gjithë veprën. Kjo ecuri pozitive vjen si rezultat i kohës së nevojshme që patëm në dispozicion, ku edhe një javë më pak do të ndikonte negativisht dhe do të kishte krijuar probleme të mëdha, por ne patëm gjithë kohën në dispozicion dhe jemi të qetë. "Turandot" është një kryevepër absolute, një nga operat më të bukura të krijuara ndonjëherë. Publiku shqiptar, që ndoshta e ka dëgjuar vetëm në disqe apo kaseta, do të ketë rastin ta shohë për herë të parë në skenë. Është një vepër që do bëjë përshtypje të padiskutueshme dhe që do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Të gjithë e njohin kontributin tuaj në karrierën e disa solistëve shqiptarë, në Itali e më gjerë. Cilat janë projeket e ardhshme të bashkëpunimit me Tiranën?
Eshtë e vërtetë që kam ndihmuar shumë këngëtarë lirikë shqiptarë, të cilët, aktualisht, janë duke bërë karrierë në të gjithë botën dhe disa në nivele shumë të larta. Për sa i përket projekteve janë disa, por... ka kohë për të vendosur diçka. Unë do të dëshiroja të vija me gjithë qejf, pasi ashtu si edhe herë të tjera, edhe gjatë këtij muaji që ndodhem këtu, rikonstatoj faktin që shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm, shumë mikpritës dhe ndjehem shumë mirë kur jam këtu.
Agim Hushi
Tenori shqiptar Agim Hushi, i cili prej 15 vitesh zhvillon një karrierë brilante ndërkombëtare, shprehet për "Metropol" se ndjehet shumë i emocionuar që rikthehet në Shqipëri me një kryevepër të muzikës operistike botërore. "Jam ftuar nga TOKB-ja për këtë vepër madhështore, ku do të interpretoj princin Kalaf, i cili përcjell edhe mesazhin më bashkëkohor të veprës. Princi Kalaf, i skllavëruar pas rënies së perandorisë së babait të tij, kishte vetëm një pasuri, shpirtin e tij, dhe më pas edhe dashurinë e tij, e cila gradualisht u shndërrua në një mision, një mision që kapërcen shekujt dhe ruan përmasa universale, në çdo shoqëri. Le të mos harrojmë se triumfi i dashurisë së tij është një triumf simbolik përtej çdo joshje seksuale, pasi kalvari i vuajtjeve që ai kalon, për të realizuar një synim fisnik, është pikërisht mesazhi që përkon me çdo kohë. Kam patur fatin ta interpretoj edhe herë tjetër këtë rol, para dy vitesh në Malajzi dhe, duhet të theksoj, se regjia e Nikolin Gurakuqit i ka dhënë veprës një konceptim bashkëkohor dhe modern. Personalisht ndjehem i privilegjuar që bashkëpunoj me një regjisor si Gurakuqi, por edhe me një dirigjent të shkëlqyer, sikundër është Fabio Pirone, për të zbërthyer figurën e princit Kalaf, për ta bërë atë një figurë sa më të qartë dhe sa më të kuptueshme për publikun tonë të mrekullueshëm".