“Për zhdukjen e Hoxhës lajmërova Presidentin e kreun e Kuvendit”
14/01/2009 “Gjenerali” Sheu, apel gjykatës të ndjekë me kaq pasion edhe çështjet e policëve të vrarë
TIRANË- “Jam dakord që të zgjidhet çështja e Remzi Hoxhës, por i kërkoj gjykatës që të ndjekë me kaq pasion edhe çështjet e kolegëve të tij të vrarë në krye të detyrës”. Kjo është një deklaratë e bërë dje në sallën e gjyqit nga Gjeneral Agim Shehu. Ish- zv/ ministri i Brendshëm, Agim Shehu, u paraqit dje në sallën e gjyqit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ato që ka dijeni për ngjarjen e 25 tetorit të vitit 1995, datë kur u rrëmbye dhe më pas u zhduk shtetasi Remzi Hoxha. Agim Shehu është pyetur për më shumë se një orë në gjykatë dhe ka shpjeguar me hollësi të gjitha ato që ka mësuar dhe ka biseduar direkt me drejtuesit e asaj kohe për ngjarjen. Ish –zv/ministri i Brendshëm, Agim Shehu, ka sqaruar se për Remzi Hoxhën kishte kthyer përgjigje presidentit të asaj kohe, Sali Berishës, dhe kryetarit të Kuvendit Pjetër Avnorit. I thirrur në cilësinë e dëshmitarit të akuzës, Shehu, ka theksuar gjatë dëshmisë së tij se për rrëmbimin e shtetasit Remzi Hoxha ishte vënë në dijeni nga një kallëzim i bërë nga familjarët e tij. “Nuk jam vënë në dijeni për rrëmbimin të shtetasit Remzi Hoxha. Jam vënë në dijeni të një kallëzimi që kanë bërë familjarët e tij, për mungesën e tij në familje në një datë që nuk e kujtoj, por duhet të ketë qenë pjesa e dytë e vitit ‘96”, sqaroi Shehu. Sipas tij, nga komisariati numër 3 ishin kryer të gjitha veprimet, por nga verifikimet nuk ka pasur rezultat. Targat e makinës me të cilën u rrëmbye Hoxha ishin një nga pikat ku u pyet dëshmitari. Por ai ka shpjeguar se policia kishte qenë në dijeni të këtij rrëmbimi dhe nuk kishte fiksuar targa.
Lajmërimi i Presidentit
“As kallëzim në polici nuk është bërë për rrëmbimin. Unë nuk vihesha në dijeni të të gjitha kallëzimeve penale”, vazhdoi më tej Shehu. Për këtë ngjarje, sipas tij, i ishte përgjigjur një ose dy herë Presidentit të Republikës. Ndërkohë që zyrtarisht i ishte përgjigjur edhe kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnorit. Madje dje sqaroi se këtë të fundit e kishte takuar edhe personalisht për këtë problem. Përgjigje zyrtare, për këtë ngjarje mësohet se i ishte kthyer edhe Prokurorit të Përgjithshëm, të cilin më pas e kishte takuar privatisht. Gjatë takimit, sipas gjeneralit, nuk ishte biseduar për çështjen Hoxha. I pyetur nga Prokuroria për targat e makinës me të cilën dyshohet të jetë marrë biznesmeni shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha, Shehu sqaroi se nga verifikimet e tij, kjo targë nuk ekzistonte. Por nga ana tjetër prokurori i ka shpjeguar se nga një përgjigje e mbërritur në Prokurori bëhej e ditur se targa i përkiste SHIK-ut, përgjigje kjo e dhënë nga vetë Shehu. Më tej akuza e pyeti Shehun nëse ishte vënë në dijeni të ndonjë hedhjeje nga ndonjë godinë dhe nëse i njihte Ziso Kristopulin dhe Avdyl Loshajn. Por gjenerali Agim Shehu ka mohuar t’i ketë dëgjuar këto emra dhe nuk ishte vënë në dijeni të ndonjë ngjarjeje të tillë. Pas përfundimit të dëshmisë së tij, ish-zëvendësministri i Brendshëm, aktualisht me detyrë Drejtor i Investigimit në Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve, i ka kërkuar gjykatës që të ndjekë me aq pasion edhe çështjet e kolegëve të tij të vrarë.
Dëshmi të tjera
Gjatë procesit të djeshëm Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri për të dhënë dëshminë e tij edhe një prej drejtuesve të SHIK-ut, Arben Karkinin, i cili mohoi të kishte dijeni për këtë ngjarje. Në dëshminë e tij ai shpjegoi se nuk kishte lexuar në shërbim asnjë dokument të vërtetonte shoqërimin e Remzi Hoxhës. Dëshmitari i tretë i thirrur nga akuza ishte mjeku Lefter Hanaj, i cili kishte humbur jetën disa vite më parë. Sipas akuzës, ky ishte mjeku, i cili kishte kuruar Ziso Kristopulin pas rrëmbimit të tij dhe keqtrajtimeve. Mjeku sqaronte se Ziso i kishte treguar që e kishin marrë peng dhe e kishin keqtrajtuar. Në procesverbal sqarohej se nga të rrahurat Kristopuli kishte pasur të dëmtuara mushkëritë e tij, ndërsa për mjekimin nuk i kishte hapur kartelë.
Dëshmitë e djeshme
Agim Shehu, ish zv/ministër i Brendshëm
Arben Karkina, ish-drejtues i SHIK-ut
Lefter Llanaj, mjek
Personazhet VIP
Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK-ut
Agron Musaraj, ish-ministër i Brendshëm
Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK-ut
Të akuzuar
Arben Sefgjini, drejtor i Tatimeve
Ilir Kumbaro, aktualisht në Londër
Budion Meçe, i paaftë fizikisht
Avni Koldashi, në gjendje të lirë
Dëshmiae Sefgjinit
“Nuk i pranoj akuzat. Dua të them se rifillimi i hetimeve për çështjen e ashtuquajtur ‘Hoxha’ është thjesht si pasojë e një loje politike. Në këtë lojë politike është përfshirë akuza. Sipas meje, akuza u ndie në trysni nga politika dhe për të bërë bujë vendosi të rihapë çështjen, por pa pasur asnjë provë në dosje. Prokurori Xhevat Hana e di shumë mirë se ndaj meje nuk ka asnjë provë dhe mundohet të varet në shpresa të kota. I kot qe mundimi i prokurorit për të më mbajtur mua në arrest shtëpie”.
Ish-ministri i Brendshëm Musaraj
“S’kam dijeni për zhdukjen e Hoxhës”
Në 5 nëntor të vitit të kaluar ish-ministri i Brendshëm, Agron Musaraj, u paraqit para trupit gjykues për të treguar rreth ngjarjes së vitit 1995. Ai tregoi se nuk kishte dijeni për zhdukjen e Remzi Hoxhës, por gjatë asaj periudhe i është dashur të njihet me interesimin e familjarëve për të gjetur të vërtetën. Disa nga familjarët kanë trokitur në zyrën e Agron Musarajt duke kërkuar ndihmë për të gjetur trupin. Por ish-ministri tregon se nuk ka pasur dijeni dhe se është interesuar nëpër komisariate për të zbuluar ndonjë gjë. “Pasi mora këtë njoftim nga familjarët, dhashë urdhrin strukturave përkatëse që të interesohen që ka të ndaluar ose të shoqëruar gjatë kësaj kohe me emrin Remzi Hoxha në policinë shqiptare. Pas gjysmë ore kam marrë njoftimin që nuk ka të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Policisë së Shtetit”, tha Musaraj gjatë seancës gjyqësore.
I ndjeri Bashkim Gazidede
“Më kërkoi informacion Arbnori”
Në 3 dhjetor të vitit të kaluar u lexua dëshmia e plotë e të ndjerit Bashkim Gazidede, e dhënë më 10 shtator të vitit 2003. Ai ka thënë se “Nuk kam dijeni për këtë shoqërim, por e kam marrë vesh nga “Gazeta Shqiptare” që nuk e mbaj mend dot kohën kur ajo e ka shkruar. Për këtë u kam kërkuar degëve informacion dhe kam marrë përgjigje se nuk kanë pasur dijeni. Informacionin mund ta kem kërkuar me shkresa, por nuk jam sigurt për këtë. Për këto probleme kemi hapur një fashikull dhe kemi futur informacionet përkatëse. Nga drejtoritë më ka ardhur informacion se këtë person nuk e kanë pasur objekt pune. Për këtë rast më ka kërkuar informacion dhe Pjetër Arbnori si kryetar i Parlamentit, vitin se mbaj mend dhe i kthyer informacionin zyrtar që kisha. Më ka kërkuar informacion dhe Prokuroria e Përgjithshme për një targë mjeti dhe u kam kthyer përgjigje për këtë targë”.