E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shqiptare do bëhet qendra ndërlidhëse e informacionit

14/01/2009   Drejtori Manganeli shpalos planin për ngritjen njësisë së përbashkët

TIRANE- Zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë do të transformohet në zyrën kryesore të të gjitha njësive të Ballkanit. Projekti është përmendur nga vetë Drejtori i përgjithshëm i policisë italiane Antonio Manganelli, i cili pohoi se i kishte propozuar Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, për krijimin e një skuadre policie të vendeve të Ballkanit. Kjo skuadër, sipas tij, mund të sjellë rrjet me emërues të përbashkët informacioni në këtë pjesë të botës, e cila do të shërbejë për intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar. Gjithashtu Manganelli pohoi se autoritetet italiane po punojnë me partnerët e tjerë evropianë për ngritjen e një grupi pune me oficerët e kontaktit të këtyre vendeve në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy policive tona duhet të kthehet në model referimi për vendet e tjera. Veç të tjerash drejtori i policisë italiane përcolli mesazhin e ministrit të Brendshëm të Italisë, i cili vlerëson hapat e rëndësishëm që ka hedhur policia shqiptare dhe rezultatet pozitive në luftën kundër krimit. Ndërkohë që duke ju referuar pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e pasurive të pronave që i kanë vënë në mënyrë të paligjshme, Manganelli pohoi se suksesi nuk është vetëm në arrestimin e personave me aktivitet kriminal, por edhe sekuestrimi i pasurive të tyre. Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Prençi, theksoi se Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit gjatë dy viteve të fundit kanë arritur të sekuestrojnë pasuri me një vlerë prej 11 milionë eurosh, duke përmendur sekuestrimet e pronave të grupeve kriminale që vepronin në Lushnjë, Durrës, Tiranë e qytete të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›