E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore pallati rrezikon shembjen e shkolles

Shkolla me e madhe e mesme ne qytetin e Vlorës, rrezikon të dalë jashtë funksionit të saj. Ndërtimi i një pallati tetë katesh, për të cilin është dhënë leja nga bashkia e këtij qyteti, por që ndërtuesi nuk ka respektuar rregullat e ndërtimit dhe të urbanistikës, ka bërë që shkolla “Ali Demi” të mos furnizohet me energji elektrike si dhe të dëmtohen muret e saj. Pallati 8 katësh, i cili ka nisur të ndërtohet është jo më larg se 30 cm larg godinës së shkollës kur dihet që distanca e lejuar është 1 m për çdo kat të ndërtuar.

Bashkia e Vlorës ka lejuar edhe kësaj here uzurpimin e mjedisit nën juridiksionin e saj siç është dhe mjedisi i shkollës “Ali Demi”, por megjithatë hesht përballë çdo masakre urbanistike. Dëmtimi i kesaj shkolle rrezikon mbarëvajtjen e vitit mësimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›