Beteja e Vlores Turizmi dhe 100 vjetori i pavaresise

Kandidati i PD-së për drejtimin e bashkisë së Vlorës, Ardian Kollozi gjatë takimit me banorët e lagjes “1 Maji” në plazhin e Vjetër e ka cilësuar këtë si një zonë që është lënë në mëshirë të fatit dhe pa investime.
Betonizimi i qytetit të Vlorës ka vetëm një alternativë zgjidhje, “Aleancën për Qytetarin” ka theksuar Kollozi.
“Unë ju premtoj që pas 8 majit, me projektin dhe programin tonë tashmë të përcaktuar, do t’ju kthejmë dinjitetin, shpresën. Do të bëjmë që shumë shpejt kjo lagje të kthehet në një lagje elitare, sepse është e begatë, pranë detit”- tha kandidati i PD-së, Ardian Kollozi.
Ndërsa kreu aktual i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka akuzuar qeverinë për shpërndarjen e padrejtë të fondeve për bashkitë e vendit.
“Duhet të shpjegojë se pse ka votuar në parlament një buxhet qesharak për bashkinë dhe qytetin e Vlorës. Përpara se të kërkojë votën, duhet të japë shpjegim se për çfarë arsye i ka bllokuar Vlorës detin, peshkatarëve punën, turistëve kënaqësinë, biznesit të ardhurat, vlonjatëve dhe shqiptarëve gjirëvne e mrekullueshëm të Vlorës, duke votuar moratoriumin e skafeve dy herë rresht”- tha kandidati i PS-së, Gjika.
Zhvillimi i turizmit dhe aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë janë përqëndrimet kryesore të kandidatëve për drejtimin e bashkisë së Vlorës të të dyja forcave politike.
Festim Llanaj