E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballje e nxehtë mes dy kampeve politike në Fier

Përfaqësuesit dhe kandidatët e të dyja përkatësive politike kanë vazhduar me akuza dhe ndër akuza mes njëri- tjetrit duke kërkuar pozicionimin tek elektorati. Kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Gramoz Ruci, ka bërë thirrje për mos shpërndarje të votës. E ndërsa ka premtuar se qeveria e ardhshme që do të krijohet nga PS-ja do të jetë me popullin e për popullin. Por, në argument e kanë bazuar fushatën e tyre dhe kandidatët e kampit tjetër, të cilët kanë premtuar se zgjedhjet e 28 qershorit do të konfirmojnë edhe një herë partinë demokratike si fituese të zgjedhjeve dhe triumfatore. Kreu i listës së demokratëve për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, në takimet e zhvilluara me elektoratin në këto ditë. Olldashi është ndalur në takimet me të rinjtë fierak, ku ka vlerësuar praninë e tyre në PD shenjë pozitive në kuadër të frymës së re që merr partia. Sipas Olldashit, mazhoranca e djathtë ka bërë ndryshime të dukshme e tepër thelbësore në të gjithë vendin dhe është e gatshme, për t'i vazhduar ato. Ndërkohë pasditen e vonë selia rozë e qarkut Fier ka dalë në një deklaratë për shtyp në të cilën i kërkon Berishës të largohet nga politika. Koordinatori për median Elsajed Rexhaj, në komunikimin që bëri për mediat deklaroi se Berisha ka gënjyer me premtimet e para katër viteve, gjë që konfirmon se ai nuk i duhet më këtij vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›