Pesha: Politika duhet të hyjë nga dera, jo nga televizori
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, Besjan Pesha ka vijuar fushatën e tij derë më derë në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga të rinjtë për veprim, Pesha ka takuar me dhjetëra qytetarë dhe ka trokitur në shumë dyer të qytetit të Vlorës, për të prezantuar Planin për Veprim të LSI-së, dhe vizionin e kësaj force për zhvillimin e qytetit.
Gjatë takimeve me qytetarët Pesha ka hasur në mbështetjen e shumë qytetarëve për mënyrën sesi LSI-ja po zhvillon fushatën si dhe për planin për veprim që kjo forcë është duke prezantuar. Jemi duke ardhur dhe trokitur në çdo derë të qytetit të Vlorës, sepse ne besojmë se politika nuk duhet të rrijë larg dhe tju flasë nga televizori, por duhet të vijë këtu ku ju jetoni për tju prezantuar vetveten dhe planet. Unë jam një nga kandidatët e LSI-së, për qarkun e Vlorës dhe ky është plani ynë për veprim, ka theksuar Pesha. Ky plan, sipas tij është konkret dhe i jep zgjidhje kryesisht problemit të punësimit, problem ky shumë i madh në qytetin e Vlorës. Në fund të fjalës së tij ai ka shprehur besimin se me votën e qytetarëve të Vlorës ky plan do të bëhet realitet.