E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi reformon gjyqësorin e shkallës së parë, 22 gjykata në të gjithë vendin

Presidenti dekreton kompetencat tokësore të gjykatave në rrethe
Ashtu siç kishte kërkuar në mbledhjen e fundit të KLD, Presidenti Topi ka dekretuar reduktimin e gjykatave të shkallës së parë në rrethe, duke e çuar në 22 numrin e tyre.
Topi ka dekretuar dje caktimin e kompetencave tokësore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë të secilës prej tyre. Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 6, paragrafi 3 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, me propozim të ministrit të Drejtësisë, presidenti Topi dekretoi nenin 1, ku thuhet ndër të tjera se në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e rretheve gjyqësore organizohen në 22 rrethe gjyqësore, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.Miratimi i këtij akti do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e procedurave gjyqësore. Rikrijimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Përmet, ka qenë risia e këtij projekt dekreti duke marrë në konsideratë faktorë si tendenca e rritjes së volumit të çështjeve gjyqësore nga ky rreth, largësia gjeografike me rrethet e tjera gjyqësore dhe numri i popullsisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen plenare të datës 13 Maj 2009, ka propozuar që në kompetencën territoriale të gjykatës së rrethit gjyqësor Përmet, të përfshihet edhe Bashkia e Leskovikut, për shkak të largësisë së madhe gjeografike që banorët e kësaj bashkie detyrohen të përshkruajnë, për të përmbushur nevojat e tyre gjyqësore. Në bazë të dekretit nga presidenti Topi, gjykatat e rretheve gjyqësore organizohen në 22 rrethe gjyqësore, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Gjykata e rrethit gjyqësor Berat, me kompetencë tokësore në rrethet Berat, Skrapar e Kuçovë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Berat. Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër, me kompetencë tokësore në rrethet Bulqizë e Dibër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Peshkopi. Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, me kompetencë tokësore në rrethin Durrës dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin e Durrësit. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, me kompetencë tokësore në rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd e Peqin dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Elbasan. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me kompetencë tokësore në rrethet Fier e Mallakastër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Fier. Gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet Gjirokastër e Tepelenë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Gjirokastër. Gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë, me kompetencë tokësore në rrethin Kavajë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Kavajë. Gjykata e rrethit gjyqësor Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet Devoll, Kolonjë e Korçë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Korçë. Gjykata e rrethit gjyqësor Krujë, me kompetencë tokësore në rrethin Krujë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Krujë. Gjykata e rrethit gjyqësor Kukës, me kompetencë tokësore në rrethet Kukës e Has dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Kukës. Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin, me kompetencë tokësore në rrethin Laç dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Laç. Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë, me kompetencë tokësore në rrethet Lezhë e Mirditë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Lezhë. Gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje, me kompetencë tokësore në rrethin Lushnje dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Lushnje. Gjykata e rrethit gjyqësor Mat, me kompetencë tokësore në rrethin Mat dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Burrel. Gjykata e rrethit gjyqësor Përmet, me kompetencë tokësore në rrethin Përmet e në Bashkinë Leskovik dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Përmet. Gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec, me kompetencë tokësore në rrethin Pogradec dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Pogradec. Gjykata e rrethit gjyqësor Pukë, me kompetencë tokësore në rrethin Pukë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Pukë. Gjykata e rrethit gjyqësor Sarandë, me kompetencë tokësore në rrethet Delvinë e Sarandë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Sarandë. Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet Malësi e Madhe dhe Shkodër dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethin Tiranë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Tiranë. Gjykata e rrethit gjyqësor Tropojë, me kompetencë tokësore në rrethin Tropojë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Bajram Curri. Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethin Vlorë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Vlorë. Presidenti Topi ka dekretuar edhe nenin 2, sipas së cilit për efekt të zbatimit të këtij dekreti, në rrethin Kolonjë nuk përfshihet Bashkia Leskovik. Ministria e Drejtësisë ngarkohet në bazë të nenit 4, për zbatimin e këtij dekreti. Ky dekret hyn në fuqi më 1 shtator 2009.

Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 11:41

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›