Perballje interesante sonte ne cerekfinalet e Liges se Europes

Raul Gonzales po bën vizitën e tij të fundit në stadiumin “San Mames” të Bilbaos, ndërsa Shalke e tij është thuajse e eleminuar nga Liga e Europës pas humbjes 2-4 në shtëpi ndaj baskëve. Gjithsesi, shënuesi i 75 golave në kupat e Europës, duke qenë një fitues nuk ka ndërmend të dorëzohet.
“E dimë se na duhen 3 gola ndaj duhet të japim gjithçka. Do të jetë një ndeshje e mirë dhe të dyja skuadrat do të luajnë për fitore. Ne, sepse na duhet, ndërsa Bilbao sepse në stadium do të ketë atmosferë të jashtëzakonshme për shkak të tifozëve. Atyre u duhet bileta për gjysmëfinalet”-tha Raul
Trajneri i Bilbaos, argjentinasi Marselo Bielsa, nuk ka dëshirë të mbështetet thjesht të pozicioni i fortë që ka skuadra e tij.
“Do të luajmë për fitore, ashtu si përherë. Ne mendojmë se, nëse e dominojmë ndeshjen, jemi në pozicion më të mirë për të fituar, ndryshe do ta kemi keq. Në këtë aspekt, unë hyj në çdo ndeshje me të njëjtin mendim. Imponohesh vetëm duke qenë protagonist”- shpreh Bielsa
Veçse, në çerekfinalet e Ligës së Europës ka edhe çifte të tjerë, plot 3 të tillë, ndërsa ndeshjet e para të tyre kanë dalë të gjitha 2-1 për skuadrat pritëse. Në Gjermani, Hanoveri do të përpiqet të kualifikohet ndaj Atletikos së Madridit duke e ditur se mund t’i mjaftojë një gol, nëse nuk pëson. Altin Lala shpreson ta zgjasë ende aventurën e tij në Europë.
Në Spanjë, Valencias do t’i duhet sërish një gol pas humbjes 1-2 në Holandë ndaj Alkmarit, ndërsa skuadra vendase nuk po kalon një periudhë të mirë.
Ndërkaq, në Ukrainë, Metalisti i Harkivit shpreson shumë të tejkalojë deficitin po 1-2 dhe të arrinë në gjysmëfinale përballë Sportingut të Lisbonës për të ecur në gjurmët e Dinamos së Kievit dhe Shahtarit të Donjeckut. Të katër ndeshjet luhen në orën 21:05.