E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet ne Itali lakohet emri i Antonio Konte

Nuk është se trajneri juventin është i përzier. Kjo nuk mund të thuhet në asnjë mënyrë. Emri i Antonio Kontes ka dalë në skenë sepse është përmendur në një telefonatë mes një protagonisti të dyshuar të trukimeve, ish-lojtari Antonio Belavista, me një “farë” Raimondo.
“A është e mundur të kontaktohet Konte, - thotë Belavista në telefonatë, - pra, a mund të përfshihet ai?” Veçse, nuk ka përgjigje lidhur me këtë, ndërsa bëhet fjalë për ndeshjen Siena-Sasuolo (4-0), në kohën kur Konte ishte trajner i së parës. Raimondo premtoi se do të interesohej.
Në të vërtetë, interesimi ndodhi dhe përgjigja ishte se nuk qe e mundur të kontaktohej Konte edhe pse atij iu dërgua një mesazh në celular.
Ky episod del nga hetimet në prokurorinë e Barit, hetim që ka çuar të hënën në burg Andrea Mazielon, mbrojtësin e tanishëm të Atalantës dhe ish-lojtarin e Barit
Prokuroria e Kremonës mendon se ndeshja Siena-Sasuolo bën pjesë tek ato të trukuarat, ndërsa të dyshuarit provuan të kontaktonin me drejtues të tjerë sienezë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›