Wiese largohet nga Werderi

Werder Bremen ka konfirmuar se portieri Tim Wiese do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës në fund të sezonit.
E përditshmja gjermane The Weser Kurier ka njoftuar se Wiese, 30 vjeç, ka informuar klubin për vendimin e tij dhe tani erdhi konfirmimi nga Werderi.
“Tim Wiese ka njoftuar trajnerin Thomas Schaad dhe drejtorin sportiv Klaus Allofs se do të transferohet në një klub tjetër, andaj do të braktisë Werderin në fund të sezonit”, tha zyrtari për informon i Werderit, Tino Polster, për magazinën Kicker. Wiese iu bashkua Werderit shtatë vite më parë nga Kaiserlsuatern.