E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Me 28 qershor votoni alternativën e PS-së

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, ishte dje në fshatin Allkaj të Lushnjës. Gjatë takimit me banorët e këtij fshati, Ruçi u shpreh se politika e re që ka ngritur dhe promovon PS-ja do të bëjë të mundur ndryshimin e pritur prej 18 vitesh në këtë vend, pasi për herë të parë në 18 vjet, një forcë opozitare punoi përreth dy vite në dialogim me njerëzit për të hartuar një program që nuk është një listë premtimesh të pambajtshme, që bëhen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, por një program konkret me vizion dhe me ide të reja. Një program, që do t‘i japë një ritëm të ri zhvillimit të fshatit, pasi në këto kushte mbijetese të fermerit shqiptar nuk mund të vazhdohet më. "Si mund t‘i dalë kosto dhe si mund të rritet interesi i fermerit shqiptar, kur 500 lekë për litër ia merr me akcizë shteti dhe si mund t‘i dalë kosto, që në vend të blesh 1 kile sheqer, hedh në tokë një kile ure, në vend të blesh 1 kile mjaltë, hedh 1 kile dap tokës, se janë çmimet të njëjta", konstatoi Ruçi. Ju në datën 28 qershor do të dilni në votime, vijoi ai, për t‘i dhënë mandat politik një alternative, një force politike, një ekipi dhe një lidershipi, për të pasur në dorë fatin e vendit tuaj, atdheut, familjes suaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›