E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrikani Zhervinjo firmos me Arsenalin

Sulmuesi i Lilës, Zhervinjo, i ka kryer testet mjekësore te Arsenali dhe pritet që transferimi i tij në ekipin e Londrës Veriore të bëhet për 12 milionë euro. Sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka zbritur të martën në Londër, ndërsa në mëngjesin e së mërkurës ka bërë edhe testet mjekësore. 23-vjeçari më herët ka luajtur edhe në Beveren dhe Le Mans. Ky është transferimi i dytë i Arsenalit pas mbrojtësit të ri, Jerkinson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›