Përcaktohen familjet që do të përfitojnë ndihmë ekonomike gjatë vitit 2009
Ministria e Punës përfshin në këtë skemë për këtë vit 93 500 familje. Kriteret dhe dokumentacioni për përfitimin e kësaj pagese
Jonida Tashi
Ministria e Punës përcakton numrin e familjeve shqiptare që do të përfitojnë ndihmë ekonomike gjatë këtij viti. Burime zyrtare nga Ministria e Punës bëjnë të ditur se 93 500 familje në shkallë vendi do të përfitojnë ndihmë ekonomike gjatë vitit 2009. Qeveria ka akorduar 4.2 miliardë lekë këtë vit për skemën e Ndihmës Ekonomike, shifër kjo më e lartë krahasuar me atë të një viti më parë, ku buxheti për këtë skemë ishte 3.5 miliardë. Ndërsa fondet e ndihmës ekonomike për çdo njësi vendore janë ndarë sipas hartës së varfërisë.
Skema
Skema e Ndihmës Ekonomike gjatë vitit aktual do të jetë e lëvizshme. Kjo nënkupton që edhe gjatë këtij viti kjo skemë do të pastrohet nga përfituesit abuzivë, përveç kësaj do të pranohen edhe përfitues të tjerë që plotësojnë kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike. Por ndryshe nga viti i kaluar, ku skema e ndihmës ekonomike pësoi një reduktim të konsiderueshëm në rreth 8 mijë persona, këtë vit strukturat e Ministrisë së Punës do të fokusohen në pastrimin e skemës. Burime zyrtare nga zyra e shtypit në Ministrinë e Punës shprehen: “Sigurisht që edhe gjatë vitit në vazhdim do të ketë lëvizje në skemë, do të largohen përfituesit abuzivë dhe do të përfshihen familjet në nevojë. Qëllimi ynë nuk është të heqim nga skema, pra që të ulim numrin e familjeve përfituese, por që të realizojmë transparencë të skemës dhe mbështetjen me pagesë kesh vetëm për familjet që plotësojnë kriteret duke rritur edhe masën e përfitimit për familje”. Sipas dikasterit të Punës, tashmë pushteti vendor (i cili është edhe institucioni përgjegjës për menaxhimin e fondit të NE-së, për zgjedhjen e familjeve dhe përcaktimin e masës së saj) është ndërgjegjësuar dhe po tregohet më i kujdesshëm në zbatimin e skemës. “Kështu, nuk është se kemi përcaktuar ndonjë shifër të reduktimit të skemës. E sigurt është se inspektimet do të forcohen dhe tendenca është që pagesa t’u shkojë kategorive për të cilat është destinuar”, - sqarojnë burime nga zyra e shtypit.
Kriteret
Burime zyrtare nga Ministria e Punës bëjnë të ditur se deri tani nuk ka ndryshime në skemën e Ndihmës Ekonomike. Kriteret për përfitimin e kësaj pagesë do të jenë ato të vendosura dhe të zbatuara edhe vitin e kaluar. Procedurat për përfitimin e Ndihmës Ekonomike për gjendjen e familjes apo të anëtarëve të saj, që kërkojnë ndihmë ekonomike, administratorët shoqërorë, në bazë të listave, në bashki/ komuna, kërkojnë informacionin e nevojshëm nga institucionet e mëposhtme: Zyra e Punës; Zyra e Tatim-Taksave; Zyra e Sigurimeve Shoqërore; Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipoteka); Zyra e Regjistrimit të Automjeteve; Seksioni pranë bashkive (urbanistika, tregu i lirë, etj.) dhe Inspektorati i Punës. Këto informacione duhet që, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, të dërgojnë informacionin e kërkuar. Administratorët shoqërorë, sa herë që e kanë të nevojshme, kërkojnë informacion shtesë nga institucionet e përcaktuara më sipër. Institucionet e përcaktuara më sipër janë të detyruara të njoftojnë zyrtarisht, çdo tre muaj, administratorët shoqërorë të zyrave të ndihmës ekonomike, në bashki/komunë, për të gjitha ndryshimet në regjistrat përkatës.
Puna
Për kushtëzimin e ndihmës ekonomike me punë komunitare, është vendosur kriteri që familjet që nuk marrin pjesë përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike. Të gjitha komunat dhe bashkitë janë të detyruara që shpërndarjen e NE-së ta kushtëzojnë çdo muaj me pjesëmarrjen e personave të aftë për punë të familjeve aplikante në punë komunitare me kohë të pjesshme, disa ditë në muaj. Në këtë mënyrë do të realizohet transparenca në shpërndarjen e fondeve duke realizuar edhe një kontroll më të plotë nga të gjithë pjesëmarrësit lidhur me punësimin në punë informale, emigracionin etj. Po ashtu bashkive/komunave, që kanë të ardhura të mjaftueshme nga taksat vendore, rekomandohet t’u krijohet mundësia të organizojnë projekte me kohë të plotë pune dhe me pagë minimale të plotë duke siguruar edhe pagesën e sigurimeve shoqërore. Në këtë rast, përveç fondeve që i përkasin familjes sipas kritereve të ndihmës ekonomike, bashkia është e detyruar të plotësojë me fondet e veta pagën minimale, si dhe sigurimet shoqërore për pjesëmarrësit. Familjet që nuk pranojnë të marrin pjesë në punët komunitare me kohë të pjesshme apo dhe në projektet me kohë të plotë pune, përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike.
Përfitojnë ndihmë ekonomike:
Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
Jetimët e papunë, mbi 25 vjeç;
Jetimët e moshës 18-25 vjeç, të cilët nuk janë të vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose nën kujdestari;
Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë, që u përkasin familjeve në nevojë;
Dokumentet
Kryetari i familjes, që kërkon ndihmë ekonomike, duhet të paraqesë, pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/komunë, ku ka vendbanimin:
Deklaratën për gjendjen social-ekonomike të familjes, e cila plotësohet nga kryefamiljari një herë në vit, si dhe në rastet kur familja përfituese rikthehet në skemën e ndihmës ekonomike;
Deklaratën që plotësohet, detyrimisht, çdo muaj;
Certifikatën e gjendjes familjare, ku shënohen data e regjistrimit në regjistrin themeltar, vendbanimi i mëparshëm dhe ndryshimet e tjera të familjes;
Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme;
Aktin e marrjes në pronësi, ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës) për zonat, ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
Vërtetimin si punëkërkues të papunë, për të gjithë anëtarët e aftë për punë të familjes, që aplikojnë për ndihmë ekonomike. Ky vërtetim lëshohet nga Zyra e Punës, çdo tre muaj;
Familjet, që kanë vendbanimin në qytet, të regjistruara në zyrat e gjendjes civile pas datës 1 gusht 1991, të cilat vendbanimin e mëparshëm e kanë pasur në fshat, duhet të paraqesin për të kërkuar ndihmë ekonomike përveç dokumenteve të përshkruara më sipër, edhe këto dokumente:
Vërtetimin, e nënshkruar dhe të vulosur nga kryetari i komunës a bashkisë (që në përbërje kanë fshatrat, banorët e të cilëve janë trajtuar me tokë), nga kryeplaku i fshatit dhe përgjegjësi i zyrës së kadastrës, ku të thuhet se këto familje nuk disponojnë tokë në pronësi, sipas vendimit të komisionit të ndarjes së tokës, meqenëse janë larguar nga vendbanimi para datës 1 gusht 1991, për arsye pune;
Kopjen e librezës së punës të noterizuar, që vërteton se pjesëtarë të tyre kanë qenë të punësuar nga çasti i largimit nga vendbanimi në fshat;
Certifikatën e pronësisë së tokës, kur kanë përfituar tokë;
Kur këto familje e ndryshojnë vendbanimin, ato duhet të paraqesin, brenda 30 ditëve në vendbanimin e ri një dokument, ku të vërtetohet se kanë përfituar ndihmë ekonomike në vendbanimin e mëparshëm;
Për kushte të veçanta social-ekonomike dhe shëndetësore të familjes, administratorët shoqërorë duhet të kërkojnë edhe dokumente shtesë si vërtetimin për frekuentimin e shkollës, vendimin e gjykatës, raportin mjekësor, etj.
Jetimët e moshës 18-25 vjeç që janë të papunë, përveç dokumenteve të përcaktuara më sipër, duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin “Për Statusin e Jetimit”, të ndryshuar.
Familjet e invalidëve të punës, përveç dokumenteve më sipër, duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar të vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
Administratorët shoqërorë janë të detyruar që t’i ruajnë dokumentet për të gjithë periudhën, gjatë së cilës familja përfiton ndihmë ekonomike.
Përjashtimi
Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, familjet që kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme, i cili:
Është pronar i çdo lloj kapitali, me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe tokës bujqësore;
Është ekonomikisht aktiv (punëdhënës, i punësuar ose i vetëpunësuar) përjashtohen invalidët e punës, të verbrit, të paaftët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët;
Është jashtë shtetit për çdo arsye me përjashtim të personave për studime ose kurim si dhe personave pjesëtarë të familjeve të caktuara me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare;
Nuk është i regjistruar si punëkërkues i papunë;
Refuzon pjesëmarrjen në punë, kur ajo ofrohet nga zyra e punësimit, pjesëmarrja në punë e shërbime në komunitet që organizohet nga bashkia/komuna, apo nuk pranon të marrë pjesë në kurset e formimit profesional kur është i aftë dhe në moshë pune;
ka refuzuar të marrë tokën që i është dhënë sipas Ligjit Nr.7501, datë 31.08.1991;
Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda 6 ditëve punë nga data e tërheqjes nga banka, të miratuar nga këshilli i bashkisë/komunës, me përjashtim të rasteve të fatkeqësisë apo sëmundjeve, por vetëm kur kjo situatë vërtetohet me dokumentacion përkatës;
Familjet me tokë
Kanë të drejtë të pretendojnë për ndihmë ekonomike të pjesshme familjet bujqësore që në bazë të dokumenteve kanë tokë në pronësi.
Përjashtohen familjet bujqësore që:
edhe pse kanë përfituar tokë sipas ligjit, nuk e disponojnë për shkak të zënies së tokës apo për probleme të ndryshme të pronësisë;
kanë zënë tokën e dikujt tjetër forcërisht;
kanë shitur dhe blerë tokë ose marrin dhe japin tokën me qira;
Trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë familjet që:
kanë marrë tokë në zonat e kripura;
kanë marrë tokë, por me Vendim të Këshillit të Ministrave ajo është cilësuar zonë urbane, për hidrocentrale, ujësjellës ose ndonjë veprimtari tjetër. Në këtë rast vendbanimi i ri i këtyre familjeve përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Trajtohen me ndihmë ekonomike familjet që kanë ndryshuar vendbanimin pas 1 gushtit të vitit 1991, nga qyteti në qytet, në qoftë se ato në momentin e lëvizjes kanë qenë të punësuar në vendbanimin e ri dhe kur kjo gjendje vërtetohet në kopjen e noterizuar të
14 Janar 2009