Shkëmbimi valutor, dollari amerikan fiton 7 lekë që prej fillimit të vitit
Dollari amerikan, i cili ishte në rënie në këmbimet valutore kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit të vitit të kaluar, është forcuar duke fituar pikë ndaj lekut në ditët e para të këtij viti dhe dje, më 13 janar, një dollar blihej me 94 lekë dhe shitej me 94,5 lekë. Gjatë afro dy javëve të këtij viti, dollari ka fituar afro 7 lekë në kursin e këmbimit ndaj monedhës shqiptare. Në agjencitë e këmbimit valutor, në fillim të këtij viti një dollar u ble me 87,7 lekë dhe u shit me 88,2 lekë, ndërsa dje ai pati një rritje me afro 7 lekë.
14 Janar 2009