Përcaktohen gjysëmfinalistët e Kupës së Shqipërisë
Përcaktohen katër ekipet gjysëmfinaliste të Kupës së Shqipërisë.Kështu, Tirana, Shkumbini dhe Dinamo kanë prerë një biletë për në gjysëm finale të Kupës. Tirana ka eleminuar Elbasanin e Sejdinit me rezultatin 0-2 .Dinamo kualifikohet duke eleminuar Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 1-2. Ndërsa Shkumbini eleminon Besën me rezultat të përgjithshëm 2-1. Ndërkohë në gjysëm finale shorti është i lirë për të njohur çiftet që do të shkojnë më pas në finale. Ndërsa ndeshja Partizan-Flamurtari shkon në shtesë pasi rezultati në dy takime është i barabartë 1-0.