Premton lojë të fortë

Josip Kuze është zgjedhur selektori Shqipërisë në mesin e 64 trajnerëve që ishin në konkurrencë. Vendosi rekomandimi i Otto Bariç.
“Ai është trajneri më i mirë, natyrisht pas meje”, ka thënë narcizoidi i famshëm Bariç.
Kuzes iu ofrua marrëveshja njëvjeçare, ndërsa vetëm dy muaj më vonë dyshimet ishin tretur. Kur mësuan për klasin e tij prej trajneri, drejtuesit e futbollit shqiptar i ofruan atij kontratë deri në Kampionatin Europian të vitit 2012.
Kualifikimet për Europian fillojnë në Bukuresht kundër Rumanisë, ndërsa më pas luan me Luksemburgun dhe Bosnjën në Tiranë. Në grup janë edhe Franca e Bjellorusia.
Në çfarë pozite jeni me Shqipërinë në kualifikimet për Kampionatin Europian?
Kuze: Në Shqipëri mbretëron një klimë e shkëlqyeshme e futbollit, ndërsa unë jam një trajner që sjellë disponim të mirë të futbollit. Shpresoj që klima e mirë do të ndikojë në një Shqipëri më serioze gjatë kualifikimeve, edhe pse nuk jemi të preokupuar me vendin e parë ose të dytë në grup. Në fakt, i kam thënë vetes – nëse mendon se je aq trajner i mirë, bëj diçka. Përgatis lojë të fortë, sepse nuk ‘dhez’ vetëm disponimi i mirë dhe qëndrimi miqësor ndaj futbollistëve sepse garancioni për rezultate është vetëm loja e fortë. Kundërshtari më i vështirë do të jetë Franca, që pas Kampionatit Botëror do të ndërrojë selektorin. Megjithatë, në grupin tonë secili mund ta mposhtë secilin. Përveç Luksemburgut.
Spanja, kampione e re botës - Brazili, jo në finale
Josip Kuze ka analizuar Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Na befasoi me prognozën se, për shembull, Italia, krahas Paraguait, Zelandës së Re dhe Sllovakisë, nuk do të plasohet në raundin e dytë. Mendon se në raundin e dytë do të plasohen Greqia, Anglia, Argjentina, SHBA, Holanda, Brazili dhe Spanja, përderisa në mesin e katër reprezentacioneve të fundit do të jenë tri reprezentacione evropiane (Anglia, Spanja dhe Holanda) dhe Argjentina. Ai pohon se Brazili nuk do ta kalojë Holandën, të cilën e sheh në finale bashkë me Spanjën, edhe pse është i bindur se Spanja do të jetë kampion i ri i botës.
Kuze vlerëson se Anglia as kësaj radhe nuk do të arrijë ndonjë gjë të madhe, sepse përkundër faktit që Fabio Capello ka ide të mira, “anglezëve u mungon kreativiteti brazilian, prandaj edhe Alex Ferguson më së shpeshti blen futbollistë latinë”.
Çfarë futbolli do të zhvillohet në Kampionatin Botëror? A do të provojnë të gjithë të luajnë sikur Interi i Mourinhos, apo futboll a la Barcelona?
Kuze: Sot ekzistojnë dy lloje të futbollit dhe dy lloje të trajnerëve. Njëri grup që deri te rezultati mundohet të arrijë përmes lojës, dhe tjetri grup që mundohet përmes disiplinës, organizimit të fortë taktik, ku humbet në atraktivitet, por përfitohet në rezultat. Në përparësi janë Spanja e Portugalia si dhe ekipet nga Amerika Latine, të cilat përveç talentit të theksuar janë edhe të organizuara mirë. Trajnerët që luajnë vetëm me disiplinë taktike dhe futbollistë pa kreativitet, do të jenë të hendikepuar. Mund të arrijnë deri në një pikë, por nuk mund të jenë fitues...
Cilat janë ato ekipe?
Kuze: Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ekip që ka futboll të mirë garues, por nuk ka kreativitet. E tillë është edhe Anglia, Skandinavët, në këtë rast Danimarka. E kundërta e tyre janë ekipet me kreativitet, të cilat forcojnë lojën ofensive, por luajnë mirë edhe në mbrojtje. Ato janë Spanja, Brazili dhe Argjentina, edhe pse ajo nuk do të jetë e organizuar shumë fortë. Ndërsa Holanda, edhe pse nuk është ekip shumë kreativ, ka ndoshta reprezentacionin më modern.
Cilët futbollistë do ta shënojnë Kampionatin Botëror?
Kuze: Vetëm një futbollist! Messi tashmë është një nga futbollistët më të mëdhenj në botën e futbollit, ndërsa do të jetë shumë i motivuar sepse ky është Botërori i parë i tij. Ende nuk është si Maradona, por futbolli i tij është shumë i rëndësishëm për ekipin argjentinas. Ekipet, të cilat kanë pasur Drazhen Petroviçin apo Michael Jordanin, kanë qenë dominuese dhe favorite absolute. Por, në futboll është ndryshe, luhet me 11 futbollistë, edhe pse ekipi që ka Messin është në përparësi të madhe.
(jutarnji.hr)