Emërimi i mësuesve, vetëm pas 10 viteve në dispozicion
Sipas të njëjtave burime të mësipërme, emërimet definitive bëhen vetëm atëherë pasi qytetari që ka mbaruar arsimin e lartë për mësuesi ka krijuar një përvojë të gjatë në dispozicion dhe pasi verifikohen të gjitha vlerësimet nga drejtorët e shkollave ku ka dhënë mësim. Megjithatë, realiteti flet ndryshe, pasi vetë mësuesit shprehen se kanë qëndruar 5-10 vite në dispozicion dhe ende nuk janë emëruar në mënyrë definitive. Nga ana tjetër, nuk mundojnë rastet ku sapo të diplomuarit, emërohen në mënyrë definitive në si mësues në shkollat e mesme apo 9- vjeçare, pa qëndruar asnjë ditë në dispozicion.
Kërkesa për tu emëruar si mësues definitiv në Tiranë mbete vetëm e shkrua në letër, kjo është një ëndërr e hershme që vështirë të realizohet edhe pas 1 dekade e gjysmë. Ndërkaq, asnjë udhëzim i Ministrisë së Arsimit nuk e përmban një gjë të tillë, se për tu emëruar në mënyrë definitive si mësues, duhet domosdoshmërish që punëkërkuesi të bëjë 5 apo 10 vite në dispozicion. Kohë më parë, për shkak të fluksit të madh të punëkërkuesve, Ministria e Arsimit nxori një udhëzim mbi mënyrën e punësimit definitiv të mësuesve, udhëzim i cili përcaktonte se mësuesit do të mund ta kenë të drejtën për tu caktuar në mënyrë përfundimtare, nëse ata kanë arritur të përfundojnë me sukses dy kontrata të njëpasnjëshme pune me Drejtorinë Arsimore. Por skema e re e përgatitur nga Ministria e Arsimit nuk përcakton kohë kaq të gjatë që mësuesi të qëndrojë në dispozicion, aq më tepër një periudhë 10- vjeçare. Megjithatë, kjo skemë e re absurde nuk është zbatuar njëlloj për të gjithë, por vetëm sipas interesave të emëruesve.