E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja që jetoj 12 vjet me plumb në kokë

Mjekët i heqin plumbin nga koka pas 12 vjetëve një gruaje nga Tropoja. Në vitin 1997, shumë viktima u shkaktuan nga të ashtuquajturit plumba qorre. Gruaja është plagosur plot 12 vjet me parë nga një plumb i tillë, por mjeket ia mjekuan plagën dhe ajo shpëtoi. Mrika Rrucaj do të hyjë në lajmet e çudirave dhe rangun ngjarjeve të pabesueshme. Gruaja 40-vjeçare ka trokitur ne dyert e spitalit pas dhimbjeve te shumta pas te cilave dyshonte se kishte sinozit. Dhe nje grafi e thjeshtë e ka kthyer atë pikërisht në mars të vitit 1997. Gruaja nga Tropoja e me banim ne Bathore qe nga 97 deri ditën që bëri kontrollin mjekësor nuk e dinte që kishte një plumb 3 centimetra në kokë. Përkundrazi shpesh ajo ishte mjekuar për dhimbje të shumta kokë dhe dhëmballësh. Ndërsa një prej mjekeve që ka parë rastin është shprehur i habitur. Duke qene qenë se nuk i shkaktoi vdekjen, gruaja tashmë ka vendosur ta ruaje si një relike ketë plumb.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›