Pacientët vuajnë mungesën e ushqimit
08/04/2009 Monitorimi i kryer nga Avokati i Popullit
Spitalet psikiatrike
Rekomandohet akordimi i menjëhershëm i një fondi financiar për rritjen e kuotës ushqimore për pacientët
Kuota ushqimore që shpërndahet nga spitalet ku trajtohen të sëmurët me probleme mendore është e pamjaftueshme, duke çuar kështu në rëndimin e mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të mosmarrjes së kalorive të duhura gjatë ditës. Pas një vëzhgimi të kryer nga ekspertët e Avokatit të Popullit është rikërkuar edhe një herë tjetër që të merren masa urgjente në shtimin e fondit financiar për sigurimin e ushqimit të nevojshëm, siç përcaktohet në dietat mjekësore. Përkundrejt kësaj situate (pavarësisht deklaratave pozitive të institucioneve përgjegjëse) nuk ka ndryshuar asgjë. Kjo ka bërë që ky institucion nëpërmjet një shkrese t’i kërkojë Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Financave si dhe kreut të qeverisë që të mundësohet akordimi i menjëhershëm i një fondi financiar për rritjen e kuotës ushqimore për këta pacientë.
Situata
Ky problem është ngritur pas ankesës së bërë nga spitali i psikiatrisë në qytetin e Elbasanit. Vetëm më pas u kalua në monitorimin e gjendjes në të gjitha rrethet e vendit, ku rezultoi të ishte tepër shqetësuese, kjo pasi ushqimi i të sëmurëve rezultonte të ishte i pamjaftueshëm si dhe kishte mungesa të theksuara në asortimentet e miratuara sipas kalorazhit dietik ditor. “Pas kontaktit që patëm për këtë problem, u konstatua se kuota ushqimore e miratuar në vitin 1998 ishte bërë aktualisht tepër e pamjaftueshme për shkak të rritjes së ndjeshme që kanë pësuar çmimet e tregut ushqimor. Sipas normativave ushqimore të vitit 1998, që janë ende në fuqi, çdo i sëmurë përfiton një fond ditor prej 257 lekësh, i cili është llogaritur për të mbuluar një strukturë dietike ditore me 11 asortimente në rreth 3000 kilokalori”, - thuhet në shkresë. Përkundrejt kësaj situate stafi mjekësor ka shtuar se ky kalorazh dhe kjo larmi produktesh ushqimore janë vendosur për të përballuar një sërë kundërindikimesh negative në organizëm të sëmundjeve mendore dhe terapisë së medikamenteve që përdoren.
Ndryshimet
Por luhatshmëritë e vazhdueshme gjatë dy vjetve të fundit kanë bërë që gjendja të përkeqësohet, pasi me të njëjtin fond financiar tashmë mund të blihen më pak gjëra.
“Aktualisht, sipas analizave të tregut të çmimeve ushqimore të shpallura nga INSTAT (janar 2009), spitali i Elbasanit ka përcjellë pranë MSH-së një listë me ushqimet që mund të sigurohen me kuotat ekzistuese. Kjo listë për shkak të rritjes së çmimeve ka reduktuar në vetëm katër numrin e produkteve ushqimore (bukë, kos, mish, djathë), duke ulur pothuaj me 60 për qind kalorazhin ditor të sëmurëve”, - raportohet në shkresë. Teksa nga MSH-ja është raportuar shtimi i sasisë dhe cilësisë së ushqimit, gjë që është kundërshtuar nga ekspertët e avokatit të popullit, ndërsa situata mbetet e njëjtë.
Mosmiratimi i fondit shtesë
Pas situatës problematike të raportuar Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune për të rillogaritur kuotën e re ushqimore për të sëmurët, e cila sipas një kalkulimi paraprak të kryer arriti në shifrën e 485 lekë në ditë për çdo të sëmurë. Sipas ekspertëve, kjo shumë e propozuar mbulon plotësisht nevojat ushqimore të pacientëve në përputhje me kalorazhin e paracaktuar dietik mjekësor. Por pas kësaj spitali psikiatrik i Elbasanit është vënë në dijeni se shuma e propozuar nga grupi i punës, megjithëse e mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, nuk ka gjetur përkrahje nga Ministria e Financave për mungesë fondesh, duke e planifikuar si shtesë në buxhet për vitin 2010. Në mungesë të miratimit të kuotave të reja ushqimore, Avokati i Popullit ka ardhur në dijeni se ka mbetur i pezulluar edhe procesi i tenderit për sigurimin e ushqimeve spitalore për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve ekzistuese, e cila ka sjellë dhe rendimin e gjendjes më tej.
Alarmi i reduktimit
Referuar asaj që u tha më lart, Avokati i Popullit konstaton me shqetësim se reduktimi me 60 për qind i ushqimit të të sëmurëve për shkak të mosreflektimit në kuotë të rritjes së çmimeve është një shkelje e rëndë e të drejtave dhe trajtimit të tyre. Për rrjedhim, nuk mund të tolerohen justifikime për mungesë fondesh në kushtet kur ato janë jetike për të sëmurët e spitaleve psikiatrike. Në këtë aspekt, duhet nënvizuar fakti se shumë prej këtyre të sëmurëve janë të braktisur nga familja dhe për ta ushqimi i spitalit është burimi i vetëm jetik i përditshëm, ndaj në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave duhet rakorduar sa më shpejt dhe me përgjegjësi puna për rritjen e kuotave ushqimore në spitalet psikiatrike. Kjo çështje është raportuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet një raporti të veçantë, por si kundërpërgjigje kanë ardhur vetëm fjalë, pasi situata nuk është reflektuar në shtimin e ushqimit për këta të sëmurë si nga ana cilësore, ashtu dhe sasiore.