Cana: Ëndërroj të luaj me Liverpulin
Lorik Cana ëndërron që të luajë me Liverpulin. Këtë e ka pohuar vetë futbollisti i përfaqësueses shqiptare në një deklaratë të dhënë për mediat kosovare. Ai gjithsesi, nuk ka saktësuar se cila do të jetë skuadra për të cilën do të firmosë, por ka pohuar edhe njëherë se largimi i tij nga Marseja është i pashmangshëm. “Unë jam tifoz i Liverpulit dhe do të më pëlqente të luaja për këtë skuadër. ‘Redsat’ janë një nga skuadrat më të mira dhe më të forta të planetit, ndaj çdo lojtar ka dëshirë të jetë pjesë e këtij ekipi”, – ka thënë Cana. Mesfushori është shprehur i pasigurt për të ardhmen. “Ende nuk mund t’ju them me saktësi se cila do të jetë skuadra ime e ardhshme. Padyshim që do të jetë një klub i mirë. Kam pasur oferta konkrete nga Hamburgu dhe Evertoni, por jam ende duke e munduar”, ka shtuar mesfushori 25-vjeçar i Kombëtares shqiptare.