Përcillet për në banesën e fundit Selime Çapja
26/05/2009 Ngjarja në lumin Devoll, morti në familje
ELBASAN-Përcillet për në banesën e fundit gruaja 41-vjeçare, ende në kërkim trupi i pajetë i vajzës së mitur të mbytur një ditë më parë në ujërat e lumit Devoll. Rreth orës 14.00 mes lotëve të familjarëve dhe të të afërmve është përcjellë trupi i pajetë i Selime Çapjas 41 vjeç. Ditën e varrimit ka mbërritur nga Greqia edhe bashkëshorti i saj Tasimi, i cili e ka mësuar fatkeqësinë nga një telefonatë e familjarëve. Në gjendje mjaft të rënduar psikologjike Tasimi nuk ka mundur të thotë asnjë fjalë duke përcjellë në heshtje bashkëshorten, ndërsa pret gjetjen e trupit të vajzës 8 vjeç. Familja ka falënderuar ndërhyrjen e shtetit me anë të polumbarëve të RENEA-s dhe kërkimeve të vazhdueshme për të gjetur Xhorxhinën që u mbyt në Devoll teksa po kalonte ujin me nënën e saj për të shkuar tek gjyshja në Mollas. Xhaxhai i fëmijës thotë se kjo fatkeqësi e madhe që i ka rënë është trefishuar me mosgjetjen e trupit të vajzës së vogël. “Falënderojmë policinë dhe polombarët që nuk po ndalen, por kanë dy ditë që kërkojnë. Duam që ta gjejmë sa më shpejt dhe t’i japim në varr të paktën. Dera jonë po rri e hapur për mort. Kjo që na ndodhi është fatkeqësia më e rëndë”. Këto janë pak fjalë nga familja Çapja në Grekani goditur mjaft nga kjo ngjarje. Tasimi pret ngushëllimet e të gjithë banorëve nga tre fshatra dhe të afërm nga të gjitha anët. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe deputeti i zonës Ndriçim Hysa. Kryetari i komunës Qemal Rama e ka quajtur tragjedinë më të rëndë që ka ndodhur në komunën e tij. Ai thotë se kjo është një fatkeqësi e madhe dhe nuk duhet përdorur politikisht. Ura që mund të zgjidhë problemin më të madh të kësaj zone zgjat rreth 500 metra dhe ka një kosto tepër të madhe. Deri tani asnjë buxhet nuk e ka marrë përsipër ndërtimin e saj. Edhe në ditën e varrimit të gruas banorët kanë vazhduar të kalojnë në këmbë dhe në karrocë përmes ujit të Devollit për të dalë në anën tjetër. Domosdoshmëria i bën këta njerëz të rrezikojnë jetën në pritje që dikush të kujtohet për ta. Burime nga policia bëjnë të ditur se uji i rrëmbyeshëm ka bërë që polombarët të vazhdojnë kërkimet në një rreze prej 12 kilometrash nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. Deri mbrëmjen e së hënës nga kërkimet nuk ka rezultuar asgjë pozitive. Dyshohet se trupi ka ngecur në rrënjët e ndonjë shkurreje, por me gjithë tentativat e herëpashershme të polombarëve për vajzën e mitur nuk është gjetur asnjë shenjë.