E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni Tiranë-Romë, ulje të detyruar

26/05/2009  Zogu në motor

TIRANE- Një avion i linjës Tiranë-Romë ka kryer një ulje të detyruar në mbrëmjen e djeshme, duke krijuar një panik në radhët e pasagjerëve, të cilët ishin kryesisht me shtetësi shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë aeroportit kombëtar “Nënë Tereza”, të cilat thanë se një defekt në motorin e avionit ka detyruar pilotit që menjëherë pas ngritjes nga pista të ulin përsëri mjetin fluturues. Nga të dhënat paraprake mësohet se avioni i përkiste kompanisë ajrore “Alitalia” dhe kryente si përherë rrugëtimin duke transportuar pasagjerë mes dy kryeqyteteve, Tiranë dhe Romë. Burimet tregojnë se ulja e tij ka qenë e detyrueshme, pasi sipas ekspertëve një zog ishte futur në motorin e avionit të “Alitalias” dhe kjo shkaktoi shqetësim tek drejtuesit e tij, të cilët preferuan të ulen. Anulimi i fluturimit shkaktoi panik mes pasagjerëve, por incidenti u mbyll pa shkaktuar asnjë problem. Ndërkohë që pas ndërhyrjes së teknikëve në motor është mundësuar sërish fluturimi i avionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›