Përcjellja e imazhit turistik të Shqipërisë
Duke mos marre persiper nje analize te problemeve dhe shqetesimeve qe aktualisht i vuan sot turizmi shqiptar, dua te analizoj dy eksperienca te ndryshme te ketyre formave te prezantimit dhe te percjelljes se imazhit dhe interesave turistike te vendit tone ne vendet ku u organizuan ato ne kete periudhe te fillimvitit 2009. Se pari, organizimi dhe prezantimi i bere mundesive dhe resurseve turistike te vendit tone ne Poloni, ne infoturin e organizuar ne shkurt te këtij viti nga Unioni i Operatoreve Turistike Shqiptare - si organizate drejtuese e komunitetit te biznesit turistik shqiptar, me pjesemarrjen e rreth 20 operatoreve turistike, duke u bashkevepruar e bashkerenduar ky aktivitet edhe me Agjencine Kombetare te Turizmit - si institucion shteteror, me Fondin Shqiptar te Zhvillimit – si donator, qe mundesoi bashkangjitjen e nje grupi prej 10 kryetare komunash e bashkish me resurse te pasura turistike nen juridiksionin e tyre - si organe vendore, si dhe me mbeshtetjen e pakursyer te Ambasades Shqiptare ne Varshave - si institucion diplomatik, u be e mundur qe te prezantonim ne tregun turistik polak turizmin shqiptar ne menyren me te mire, dinjitoze dhe profesionale. Duke qene te ftuar si mysafire te Dhomes se Turizmit Polak – PIT dhe ne saje te nje organizimi perfekt dypalesh (UOTSH dhe PIT), na u mundesua te krijonim kontakte me tregun turistik polak, me operatoret turistike dhe me drejtuesit e organeve vendore te disa komunave e bashkive polake ku kaluam gjate atyre dietve te qendrimit. Gjithashtu turizmin shqiptar e promovuam fuqishem edhe nepermjet pjesemarrjes ne panairin turistik te Silezise, ne takime te organizuara me grupe te medha te operatoreve turistike polake, ne takimet B2B, ne konferencen e shtypit te organizuar diten e fundit ne Varshave, me kontaktet me mediat afer turizmit dhe intervistat me ta, si dhe ne takimet me partnere biznesi apo me miqte tane polake. Ne konferencen e perbashket per shtyp para mbi 50 gazetareve polake e shqiptare, ne panelin e organizuar, krahas drejtuesve kryesore te Dhomes se Turizmit Polak-PIT, dhane pergjigje dhe raportuan para auditorit; ne emrin e komunitetit te biznesit te turizmit – kryetari i UOTSH- Sadik Malaj, ne emrin e organeve vendore – kryetari i Keshillit te Qarkut Korçe – Ilia Milo dhe ne emrin e institucioneve shteterore – Florent Çeliku – ambasador i Shqiperise ne Varshave, gje qe tregoi per nje sens bashkepunimi mes te gjithe ketyre faktoreve private e shteterore, si dhe angazhimet e tyre per marrjen e pergjegjesive perkatese per zhvillimin e turizmit ne raport me çfare ata perfaqesojne. Institucionalizimi i bashkepunimeve me turizmin polak me firmosjen e nje marreveshjeje afatgjate ne mes UOTSH dhe PIT ishte nje arritje ne çuarjen perpara te ketyre fushave te bashkepunimit dypalesh.
Nje pasqyre e plote e ketij aktiviteti u be edhe me artikullin e gjate e te plote ne revisten prestigjioze polake “Globtroter” te 28 shkurtit, ku po citojme vetem disa thenie: “Shqiperia gjithnje e me teper po zbulohet si nje drejtim i ri ekskursionesh njohese dhe pushimi ne bregdet. Ky vend qe po e perseris, ka pak me shume se 3 milione banore, ne vitin 2008 mikpriti pothuajse 2 milione turiste te huaj. Dhe megjithese dominuan mbi gjysme milioni shqiptare qe banojne ne vendet fqinje, mbi te gjitha nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, grupin tjeter te madh gjithashtu rreth gjysme milioni,e perbente emigracioni shqiptar i vendosur ne vendet e tjera evropiane qe vijne per te pushuar ne atdheun e tyre te vjeter, por nderkohe me te njejtin qellim e vizitojne vendin e Skenderbeut tashme edhe dhjetëra-mijera te huaj te tjere “te vertete”. Nder keta edhe nga Polonia, qe eshte ne pararoje ne kete kuader nder vendet e Europes Qendrore. Dhe megjithse keto nuk jane shifra te medha: ne vitin 2008 ne brigjet e bregdetit shqiptar pushuan rreth 3 mije bashkeatdhetaret tane, ndersa malet i vizituan rreth nje mije, por keto shifra mesa duket nuk perfshijne nje numer te madh turistesh njeditore qe “derdhen” ne Shqiperi gjate pushimeve qe kalojne ne vendet fqinje Mali i Zi, Maqedoni dhe Greqi, duhet thene se hapi i pare tashme eshte hedhur. Pra eshte shansi qe levizja turistike nga Polonia per ne Shqiperi, gje qe u theksua edhe nga kryetari i Dhomes se Turizmit te Polonise – PIT – Jan Korsak te rritet, por edhe ne drejtimin e kundert nga Shqiperia ne Poloni, megjithese kjo eshte me e veshtira, per arsye se mundesite financiare te popullit atje jane te pakta, por nderkohe turistet shqiptare, ne dallim, nga ata polake dhe te vendeve te BE-se ne pergjithesi qe vizitojne Shqiperine, jane te detyruar te pajisen me veshteresi me vizen “Shengen”. Nje argument tjeter “pro” kesaj tendence per te pushuar ne Shqiperi, eshte edhe fakti qe e nenvizuan miqte tane, qe çmimet e pushimeve jane me te uletat ne kete rajon te Evropes si dhe infrastruktura gjithnje e me e mire turistike, ashtu siç edhe jane mikpritja shqiptare, kuzhina, vera, si dhe siguria ne vend. Dhe ne rast se perveç ketyre do te eliminohen edhe ato te meta qe ekzistojne, te cilat i theksova edhe ne diskutim, gje qe Shqiperia ka filluar te veproje, lidhur me masat strikte qe duhen marre per mbrojtjen e mjedisit dhe te largohen plehrat qe ndodhen kudo, veçanerisht shishet plastike si dhe qeset plastike qe valviten gjithandej, si dhe ne rast se ujerat e zeza te hoteleve dhe pensionateve bregdetare nuk do te derdhen ne det, gje qe fatkeqesisht ky fenomen ekziston, me siguri qe numri i mysafireve polake qe do te vizitojne Shqiperine do te rritet”.
Se dyti, Organizimi i Panairit te Berlinit – ITB – nga data 11 mars–15 mars 2009, si panairi turistik me i madh ne bote, eshte nje eveniment dhe rast i rendesishem i turizmit shqiptar per t’u prezantuar me dinjitet dhe per te ndikuar sadopak ne permiresimin e imazhit te vendit tone dhe ne veçanti imazhit turistik, si dhe per te sensibilizuar tregun turistik gjerman dhe ate te vendeve te tjera drejt destinacioneve te larmishme turistike te vendit tone. Ky panair, krahas atij te Londres, behet ne saje te organizimit dhe menaxhimit nga Agjencia Kombetare e Turizmit, institucion promovues i ngritur prane Ministrise se Turizmit. Eshte pozitive qe pjesemarrja ne stenden shqiptare por rritet nga viti ne vit me operatore serioze e te fuqishem turistike, si dhe me pjesemarres te tjere nga bashkite kryesore, Dhomat e Tregtise, kompani ajrore etj. Le shume per te deshiruar interesimi dhe pjesemarrja e kompanive hoteliere shqiptare, si ato te qyteteve kryesore dhe te rajoneve bregdetare, te cilat e shohin zhvillimin e biznesit te tyre me shume ne pritshmeri dhe duke e lene ne dore te agjencive turistike. Gjithashtu verehet se botimet dhe katalogjet promovuese te turizmit shqiptar, si te atyre qe behen nga kompanite private turistike dhe te organeve shtetrore, te AKT apo te bashkive, kane sjelle nje nivel me te kenaqshem dhe me te larmishem ne prezantimin e destinacioneve te turizmit malor, bregdetar, kulturor, historik, aventure, agro-turizmit, eko-turizmit, turizmit kongresual etj. Por duke u nisur perseri nga Panairi i Berlinit, nga menyra se si prezantohemi ne kete panair me stenden shqiptare, eshte pak te thuhet groteske. Forma e ndertimit te saj dhe konceptimi i simbolikave nuk eshte se percjellin imazhin e bukur turistik te vendit tone. Megjithese ne vitin 2008, nga subjektet private turistike pjesemarrese ne Panairin e Berlinit i inicua nje peticion reagues derguar Ministrit te Turizmit z. Y.Pango, ku atakohej e kritikohej me force menyra e organizimit te stendes dhe hapesirave te perfaqesimit te biznesit turistik ne raport me siperfaqen totale te stendes, nderhyrja kete vit ne rikonfigurimin e saj nga organizatoret me shume e deformoi sesa e permiresoi ate.
Ne peticionin e subjekteve turistike pjesemarrese ne Panairin e Berlinit-ITB 08, ne mes te tjerave thuhej: “-Nga organizatoret e ministrise u shkelen te gjitha principet e pjesemarrjes se subjekteve tona turistike, duke u konsideruar dhe vendose ne panelet e stendes si figurante dhe jo si aktoret kryesore te perfaqesimit dhe zhvillimit turistik.
-Stenda shqiptare e Berlinit, edhe kete vit vuante nga prezantimi arkaik dhe joprofesional. Siperfaqja aktive e prezantimit ishte me pak se 20 %, duke lene shume siperfaqe te vdekur dhe te pashfrytezueshme.
-Te gjitha agjencite pjesemarrese ishin futur ne nje ngjeshje te detyruar, ngjitur me njeri-tjetrin, pa pasur mundesi ekspozimi te produkteve te tyre, pa iu lene vend per kontakte e biseda me partneret nderkombetare dhe pa intimitetin e duhur.
-Te gjitha subjektet turistike pjesemarrese ne panairin e Berlinit - ITB, mars ‘08 e gjykojne si panair te deshtuar, te konceptuar vetem ne krijimin e nje imazhi fals, duke goditur rende interesat e ketyre agjencive, te cilat kane investuar shuma te konsiderueshme financiare dhe prisnin rezultatet e tyre pozitive”.
I njejti shqetesim mund te thuhet edhe per kete vit per postet e punes e te perfaqesimit te operatorvee turistike e subjekteve pjesemarrese ne panair, ku ishin lene te njejtat zgjidhje te vitit 2008, duke lene siparfaqe te pakte per biznesin, kurse nga ana tjeter lihej shume siperfaqe e pashfrytezueshme dhe e paorganizuar. Mendimi i pergjithshem i operatoreve turistike eshte se me kete stende nuk mund te shkohet me te perfaqesohemi denjesisht as ne Londer dhe as ne Berlin.
Gjithashtu pozicioni i perfaqesimit te Agjencise Kombetare te Turizmit, si organi kryesor promovues shteteror, ne stenden e Berlinit, i fshehur pas harqeve dhe kollonave ne brendesi te stendes, ulur ne shkallaret e improvizuara te “Butrintit” eshte tejet pasiv ne prezantimin e turizmit te vendit tone, me te huajt, te interesuar per kontakte institucionale, per informacione te pergjithshme per vendin tone dhe per njohjen dhe shperndarjen e materialit promovues.
Nga AKT, keto vite jane bere nje sere botimesh promovuese te turizmit shqiptar ne disa lloje. Por mendojme qe do te ishte me e udhes qe te liheshin fonde me shume per prodhimin e hartave fizike te Shqiperise, te cilat jane shume te kerkueshme nga tregu turistik nderkombetar sesa te prodhoheshin nje numer i pafund fletepalosjesh ne shqip apo anglisht per 40 “hanet”, apo te prodhohen e te promovohen si “arritje te medha” te dikasterit te turizmit broshurat e itirenareve apo programeve turistike, kur ato prodhohen me shumice dhe ne menyre shume te larmishme nga operatoret turistike private si produkte te tyre turistike per shitje. Eshte shume e pakuptimte qe harta turistike e Shqiperise e prodhuar nga ana e AKT, si dokumenti zyrtar i saj, ka mbi 25 vjet qe nuk azhornohet me te dhenat fizike te liqeneve te ndertuar ne kaskaden e Drinit, si liqeni Koman – Fierze, rruget e reja te ndertuara keto 10 vitet e fundit si ajo Lezhe–Tirane, apo rruget per daljet ne pikat kufitare Muriqan, Qafe-Thane, Tushemisht etj. Ne rastet kur duam t’u shpjegojme te huajve qe destinacionin turistik per ne Alpet Shqiptare apo ne Valbone do ta realizojme me traget ne liqenin e Komanit, nepermjet kanioneve te bukura te krijuara nga ndertimi i H/C Komanit, duhet ta marrim me mend qe eshte nje liqen, kur ne harte akoma eshte lumi Drin i humbur para 25 vjetesh. E theksova me siper eksperiencen e mire te bashkepunimit ne konferencen e shtypit ne Varshave ne Infoturin ne Poloni, por do te ishte me kompletare dalja ne nje panel ne konferencen e shtypit ne Panairin e Berlinit, e perfaqesuesve te Ministrise Turizmit, Ambasades Shqiptare ne Berlin, perfaqesuesve te GTZ – si donator gjerman, si dhe te perfaqesuesve te komunitetit te biznesit te organizuar ne organizatat e tyre te biznesit turistik, ku te gjithe faktoret shteterore, publike e private te shpjegonin e te ndikonin me argumentet e tyre per ecurine e zhvillimit te turizmit shqiptar.
*Kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë