E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përdhunimi" i 11-vjeçarit, ekspertiza: Dëshmia është e rremë

Ekspertiza mjekësore hedh poshtë denoncimin e ngritur nga i mituri në fshatin Poloskë të rrethit të Devollit për përdhunimin e tij nga dy bashkëfshatarë. Pas analizave përkatëse të të miturit me inicialet K.R është rrëzuar poshtë pretendimi i këtij të fundit, ndërsa policia është duke hetuar pistën e ngacmimeve seksuale. Pak ditë më parë, një 11 vjeçar nga fshati Poloskë i këtij rrethi ka denoncuar në komisariatin e Devollit përdhunimin që mendohet se i është kryer nga dy bashkëfshatarët e tij, po të mitur. Djali me inicialet K.R i shoqëruar nga prindërit e tij i është drejtuar policisë ku ka rrëfyer se është marrë me nje motorr nga dy të miturit e tjerë dhe është çuar në periferi të fshatit. Sipas versionit të dhënë prej tij në polici, ai ka qenë duke luajtur me shokët në qendër të fshatit kur janë afruar dy të rinjtë me një motorr dhe e kanë thirrur. Pasi e kanë çuar në periferi të fshatit sipas djalit, ata kanë abuzuar me të seksualisht. Ndërkaq, burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në trupin e djalit nuk janë konstatuar dëmtime të cilat vërtetojnë përdhunimin e tij por gjithsesi policia po verifikon nëse ka pasur tentativa nga ana e dy të miturve për dhunimin e djalit. Ndërkohë brenda këtij muaji, në një fshat të Devolli është regjistruar një tjetër rast përdhunimi me të mitur nga bashkëfshatarët e tij. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se i mituri, 12 vjeçar ishte përdhurnuar 4 herë nga dy adoleshentë, ndërsa këta të fundit ndodhen në burgun e Korçës në pritje të dënimit nga gjykata e këtij rrethi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›