Tiranë, ndërtimi pa leje, banorët peticion policisë bashkiake
TIRANE - Banoret e pallatit 16 në rrugën Shefqet Musarai në kryeqytet i janë drejtuar me anë të një peticioni policisë bashkiake ku i kërkojnë këtij instiucioni ndërhyrje për mos ndërtimin e një pallati pranë tyre. Banoret sqarojne se ndërtimi po zapton hapësiren publike, rrugën kryesore dhe po rrezikohen themelet e pallatit ekzistues .
“Pallati do bllokohet fare kur njerëzit kanë kuzhinë, kanë banjo, kanë edhe dhomat dhe do të bllokohet komplet drita e këtyre banorëve” .
“Personat që duan të ndërtojnë pallatin kanë ndërmend të zënë dhe një rrugë e cila i shërben dhe një komunieti të tërë, të ndërhyjë dhë në rrugë, ta bllokojnë fare atë.
“Ne kërkojmë thjesht zbatimin e rregullave të urbanistikës, largësia midis pallateve dhe prona publike të mos preket”
“ I prish punë themeleve të pallatit tonë, i shkakton carje mureve tona sepse do afrohet katër metër tek thelemet e pallatit tonë”
“Do të mundohemi që ditën e premte të takojmë kryetarin e bashkisë dhe pastaj më lartë.”- u shprehën disa prej banorëve të pallatit të rrezikuar.
Një përfaqesi e tyre ka takuar paradite drejtorinë e policisë bashkiake Florenc Hoxha i cili u ka premtuar banorëve se për shqetësimin e tyre do të ngrihen një grup pune prej katër specialistësh i cili do të analizojë të gjithë dokumentacionin ligjor të firmës ndërtuese si dhe pretendimet e shfaquara nga ana e 22 familarëve të pallatit. Policia bashkiake bën me dije se ka pezulluar punimet me një afat 10 ditor deri në shyrtimin e plotë tekniko ligjorë të ndërteses që po ngrihet.
(e.c/News24/BalkanWeb)