Gjinushi: Nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë e Reformë
TIRANE-Nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutë dhe reformën zgjedhore, pasi do jenë të pavleshme. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Skënder Gjinushi, në një intervistë për News24, ku foli në lidhje me debatin më të fundit politik. Sipas Gjinushit, problemi nuk qëndron te ligjet, por te respektimi ndaj tyre, sidomos nga qeveria Berisha, e cila tha, ai shkel në mënyrë të hapur kushtetutën.
Mjaft i ashpër në analizën e tij Gjinushi u tregua edhe ndaj partisë më të madhe opozitare. Shkaktare e krizëz politike nuk është mungesa e deputetëve socialist në parlament, por shpërfillja që iu bën mazhoranca. Futja e socialistëve në sesionin e ri parlamentar, do të ishte absurde dhe pranini i nënshtrimit nga Berisha , tha Gjinushi.
“Opozita nuk e di ku e gjen kurajon kur thote se do kthehet në Kuvend. Ky është kthim kokëulur, ky është kthim vetëm për të krijuar idenën se ka shance për normalizimi se kriza nuk ka ardhur nga qënia apo mos qënia e opozitës në Kuvend, por kriza e ka emrin Sali Berisha, Jozefina, sepse këta i kanë deformuar plotësosht tërë insitutucionet e rëndësishme në vend. Dhe BE, thotë që Kuvendi është kthyer në një kuvend partizan, pra në një departament i qeverise, dhe në një kuvend të tillë vetëm një opozitë pa dinjitet vlerëson se nuk ka hapësira për të”.
“Zgjidhja nuk është ndryshimi i ligjeve, por zgjedhjet e parakohshme”, tha Gjinushi.
Kreu i PSD akuzoi ashpër dhe sistemin e drejtësisë, e atë gjyqësor, konkretisht, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese duke u shprehur se janë kthyer në institucione antiligjore dhe që zbatojnë vetëm urdhra që vijnë nga mazhoranca.
(redaktoi d.b/News24BalkanWeb)