E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunoi bashkëfshataren, arrestohet pas tre muajsh

Kërkohej për "marrëdhënie seksuale me dhunë", prangoset një 35-vjeçar. Policia e Fierit ka bërë të mundur prangosjen e Agim Tabakut, nga fshati Velmish i Komunës Strum në Fier, i cili akuzohet se rreth tre muaj më parë ka abuzuar seksualisht me një bashkëfshataren e tij 40-vjeçare. Gruaja e dhunuar, me inicialet M.Gj. ka denoncuar në polici se 35-vjeçari i ka zënë pritë një mbrëmje, teksa ajo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në dyqan. Mësohet se gruaja jetonte vetëm me fëmijët, pasi i shoqi punonte si emigrant në Greqi. Mësohet se pas denoncimit të së dëmtuarës, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit dhe janë dashur tre muaj që ai të mund të prangosej. Tabaku do të gjykohet për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura. Policia ka pohuar se një nga pistat ku është hetuar ka qenë dhe mundësia e një lidhjeje jashtëmartesore mes Tabakut dhe gruas së dhunuar, por pas hetimeve ka rezultuar se kjo pistë nuk qëndron.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›