Rodon, mungesa e rrugës braktis detin dhe historinë
Mungesa e infrastrukturës ka fshirë krejtësisht nga itineraret turistike plazhin e Rodonit.
DURRES/ OERD ULQINI
Në skajin më verior të qarkut të Durrësit rruga është e pakalueshme. Askush nuk ndërmerr një aventurë të tillë, në një rrugë të ngushtë, plot pluhur dhe me kthesa të rrezikshme. Asfalti ndalet në Lalëz. Për të shkuar deri në Rodon duhet të përshkosh edhe 1 orë rrugë, pavarësisht se distanca në vijë ajrore nuk është më e madhe se 12 kilometra. Nëse nisesh nga Durrësi mbërrin në kepin e lashtë pas një udhëtimi të lodhshëm që zgjat më shumë se dy orë. E njëjta kohë dhe mundim i duhet turistit që niset nga Tirana. Mënyra më e mirë për të shkuar në Rodon është linja detare. Ajo është jo vetëm e bukur, por edhe shumë ekonomike si në kohë ashtu edhe në para. Por kjo linjë mungon, pasi moratoriumi ka ngrirë për një kohë të pacaktuar të gjithë jahtet që mund të ofronin një shans të tillë për turistët. Në zonën më të bukur të Qarkut të Durrësit këmba e turistit nuk ka shkelur kurrë. Kepi i Rodonit, ky rrip i ngushtë toke, i cili futet si pykë në det, përmbledh në vetvete gjithçka dëshiron një pushues. Aty ka klimë të mrekullueshme mesdhetare, det të pastër dhe të thellë, bimësi të harlisur. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto aty gjenden edhe mjaft objekte të rralla të trashëgimisë sonë kulturore si kalaja e Skënderbeut dhe kisha e "Shën Ndout", e cila daton periudhën bizantine. Turizmi i vetëm i kësaj zone është pelegrinazhi i përvitshëm i 12 qershorit. Më pas aty sundon një heshtje e thellë. Fshatarët e zonës jetojnë në mjerim të thellë. Gjithçka mbetet peng i turizmit të pashfrytëzuar. Kryetari i Komunës së Ishmit, Gëzim Ylli shprehet se mungojnë fondet për shtrimin e rrugës. Buxheti i njësisë vendore është shumë modest për të përballuar asfaltimin e rrugës që gjarpëron mes kodrave. Në Rodon ekziston vetëm një lokal, i cili dikur ka qenë bunker për artilerinë. Aty nuk ka asnjë hotel, apo kamping për pushuesit. Aty duket sikur koha është ndalur në mesjetën e Skënderbeut. Por nuk është vetëm infrastruktura ajo që pengon turizmin. Plazhet e Rodonit janë shndërruar në grumbuj plehrash. Lumi Ishëm, fillesat e të cilit janë në Lanën e ndotur të Tiranës, derdh çdo ditë në det papastërti të çdo lloji. Komuna nuk ka fonde të pastrojë dhe plehrat bëhen pirg në një bregdet të mrekullueshëm mesdhetar. Vetëm një kilometër larg kishës së shenjtë ndodhet një simbol i jashtëzakonshëm i historisë së bijve të shqipes, kalaja e Skënderbeut. Si rezultat i veprimtarive abrazive të ujërave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Gërryerja po e rrezikon si asnjëherë tjetër pjesën e mbetur të monumentit. Në të mungojnë ekspeditat restauruese dhe muret e saj po rrënohen me shpejtësi marramendëse. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banoret si vend i shenjtë. Por të gjitha këto fakte historike ende nuk kanë sensibilizuar strukturat përgjegjëse, të cilave nuk u bën përshtypje fakti që kështjella unikale po kthehet në një kosh plehrash.
Historia e Kalasë
Sipas historianëve princi i Arbrit, Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë. Kalaja e Skënderbeut filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rrumbullakëta. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.