E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSU, më shumë shtretër se spitalet rajonit

 

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” ka më shumë shtretër se të gjitha homologet e saj në vendet e rajonit. Me një kapacitet prej 1400 shtretërish, ajo renditet e para duke u ndjekur nga Polonia me 1200 shtretër. Për vetë natyrën që ka një qendër universitare, ku i jepet prioritet punës kërkimore  shkencore, si dhe specializimit të mjekëve të rinj, kudo numri i shtretërve ka shkuar drejt reduktimit. Kjo mundëson cilësi më të lartë shërbimi dhe “frymëmarrje” të mjekëve në punët e tyre kërkimore. Një numër më i reduktuar i shtretërve sjell edhe shfrytëzim më të mirë të tyre dhe qarkullim të pacientëve, gjë që në QSU duket se mungon, madje ndodh pikërisht e kundërta. Mjekët dhe profesorët e QSU-së nuk kanë kohë të merren me punë shkencore, pasi ata trajtojnë që nga rastet më banale që nuk kanë nevojë të paraqiten fare në spital, por në ambulancat e lagjeve, e deri tek ato më jetiket. Pacientët në mbi 60%-70 të rasteve nuk zbatojnë sistemin e referimit, duke e kthyer QSU-në në han me 4 porta, që vetëm qendër universitare s’mund të quhet. Në rrethe shtretërit shfrytëzohen nën masën 50%, në disa prej tyre kjo përqindje është disa herë më e ulët. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, shfrytëzimi aktual i shtretërve spitalorë është 50.3 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›