E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përdhunoi" vajzën për pesë vite rresht, dënohet me 14 vite burg

VENDIMI


Ramazan Isufaj u arrestua vitin e kaluar nga policia pas denoncimit të bashkëshortes së tij


TIRANË- Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, iu deshën 26 seanca gjyqësore për tu bindur se i pandehuri R.Isufaj ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij për pesë vite rresht kundër dëshirës së saj, duke e shtyrë deri në vetëvrasje.


Kështu, pasditen e djeshme, togat e zeza të kësaj gjykate pasi dëgjuan pretendimet e avokatit mbrojtës që kërkoi pafajësi për klientin e tij dhe fjalën e vetë të pandehurit, që akuzoi bashkëshorten për inskenimin e kësaj akuze, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar, duke deklaruar fajtor 58- vjeçarin për akuzat e kryera ndaj vajzës së tij tashmë 22 vjeçe.


Sipas vendimit të treshes gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Bujar Krasniqi, i pandehuri Isufaj ka konsumuar veprat penale të "Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura nën 14 vjeç me dhunë"; "kryerje së marrëdhënieve seksuale me dhunë më shumë se një herë me të mitura nga 14-18 vjeç"; "Shkaktimit të vetëvrasjes" së mbetur në tentativë nga viktima dhe "heqjes së paligjshme të lirisë".


Për të gjithë këto vepra penale i pandehuri Isufaj përfundimisht u dënua me 14 vjet heqje lirie, që do të vuajë në një institucioni të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë së veprës së kryer.


Ndërkohë, prokurori i çështjes vetëm një javë më parë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare kërkoi nga gjykata të deklaroi fajtor të pandehurin Isufaj për kryerjen e veprave të mësipërme penale, duke kërkuar dënimin e tij përfundimtar me 17 vite burg.


Sipas vendimit të gjykatës, gjatë fazës gjyqësore është provuar se i pandehuri Isufaj ka abuzuar me vajzën e tij që në moshën 13- vjeçare duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale për pesë vite rresht, deri në shkurt të 2008 kur vajza vendosi të thyejë heshtjen dhe ta denoncojë në polici "babanë monstër".


Mësohet se ka qenë një dyshim i nënës së vajzës, e cila kishte nuhatur se babai i fëmijëve të saj po kryente marrëdhënie seksuale edhe me të bijën, që ka sjellë një zënkë mes tyre duke përfunduar me pranimin e këtij fakti nga vajza e "përdhunuar" për pesë vite. Në momentin që vajza ka folur para nënës së saj, ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e krahut, por, që ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të nënës së saj.


Pas këtij rrëfimi para nënës, kjo e fundit është drejtuar bashkë me të bijën në Komisariat ku kanë denoncuar në polici të gjithë bëmat e babait të vajzës që tashmë ka mbushur 20 vjeç.


Pas këtij kallëzimi, policia ka kryer arrestimin e menjëhershëm të babait 58- vjeçar Ramadan Isufaj, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike marrëdhënien me vajzën e tij. Duke akuzuar bashkëshorten se ajo për t'i shpëtuar ndëshkimit për tradhtinë bashkëshortore e ka shtyrë vajzën të kallëzojë babanë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›