E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunojnë një të mitur, vihen në pranga

PESHKOPI/ Erjol dhe Xh.Laçi akuzohen se kanë rrëmbyer një 16-vjeçare mbi të cilën më pas është ushtruar dhunë seksuale

PESHKOPI - Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi janë denoncuar nga një e mitur për kryerje të marrëdhënieve me dhunë, si dhe rrëmbim personi.


Dje në mesditë u arrestuan nga policia vendore Erjol Laçi dhe Xh.Laçi, nga fshati Kastriot i Dibrës, përkatësisht 21 dhe 22 vjeç, pasi janë paditur nga një e mitur 16-vjeçare me të cilën, pasi e kanë rrëmbyer duke e mbajtur të izoluar, njëri prej tyre ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur më 8 shkurt kur të dy këta persona e rrëmbyen të miturën në banesën e saj në fshatin Kastriot të Dibrës dhe e dërguan në një ndërtesë të braktisur për ta dhunuar sistematikisht. Sipas deponimit të së miturës, Erjol Laçi ka qenë personi që ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, vepër për të cilën ndaj tij është ngritur edhe akuzë, ndërsa Xh.Laçi akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë së të miturës në fjalë.

Të dy këta persona e kanë mbajtur të izoluar të miturën po nga ky fshat që nga data 8 shkurt deri më 9 shkurt duke e dhunuar sistematikisht në banesën e braktisur, ndërsa më pas e kanë lejuar të shkojë në shtëpi.

Sapo e mitura ka mbërritur në shtëpi, u ka rrëfyer prindërve për gjithë ngjarjen tronditëse dhe dhunimin e saj, ndërsa më pas ka shkuar në spital ku i është nënshtruar vizitës mjekësore, ndërsa është bërë edhe denoncimi në polici për dy të rinjtë.


Menjëherë policia vendore ka bërë arrestimin në flagrancë të dy të rinjve, Erjol Laçi, i akuzuar për dy vepra penale si personi që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, dhe Xh.Laçi, nën akuzën e rrëmbimit të personit dhe heqjes së paligjshme të lirisë të të miturës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›