E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia greke kthen klandestine

Pothuajse çdo dite, policia greke kap dhe kthen ne kete pike kufitare te Kapshtices qytetare shqiptare qe hyjne ilegalisht nepermjet kufirit shteteror te dy vendeve fqinje. Vetem gjate 24 oreve te fundit, ne doganen e Kapshtices jane kthyer plot 137 persona nga rrethe te ndryshme te vendit tone, te cilet kishin depertuar ne territorin helen. Burime zyrtare nga policia shqiptare, bejne me dije se asnje nga klandestinet nuk ka bere denoncim per keqtrajtim nga autoritetet greke. Mesohet se klandestinet shqiptare jane kapur ne qytetet jo shume larg kufirit me Shqiperine si ne Kostur, Follorine, Kozan, madje dhe ne Selanik. Te gjithe te kthyerit jane marre ne pyetje nga specialistet e policise kufitare dhe pas dhenies te te gjitha gjenealiteteve, iu jane marre dhe shenjat e gishtave. Me gjithe masat dhe kontrollet e shumta nga policite e dy vendeve, fluksi klandestin nuk ka te ndalur. Madje, edhe ditet me reshje debore nuk i kane penguar shqiptaret qe te marrin rrugen me kembe ne nje terren te thyer malor per te hyre ne shtetin fqinj, ne kerkim te nje mundesie punesimi, qofte dhe te perkohshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›