E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers denon atentatin ndaj gjyqtarit

Atentati ndaj gjyqtarit Ardian Nuni ka shkaktuar dhe reagimin e Ambasades Amerikane ne Tirane. Perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara Xhon Uidhers, u shpreh i shqetesuar per ngjarjen qe i rrezikoi jeten gjyqtarit te Gjykates se Larte. Gjate takimit qe pati me kryetaren e Gjykates se Larte, ai tha se agjencite ligj zbatuese duhet te bejne me se miri punen. Ne kete kontekst Uidhers ka kerkuar sa me pare zbulimin e autoreve, apo autorit te ngjarjes, dhe venien e tyre para organeve te drejtesise. Ambasadori i ka kerkuar Kryetares se Gjykates se Larte, qe organi qe ajo drejton duhet te jete se bashku me institucionet e tjera te sistemit te drejtesise ne krye te luftes antikorrupsion, si dhe te kene respekt absolut ndaj parimeve demokratike. Ambasadori Xhon Uithers u shpreh se jo vetem ai, por dhe vendi i tij do te jene gjithmone te gatshem per te bashkepunuar per nje drejtesi te pavarur per te bere te mundur funksionimin sa me mire te shtetit ligjor. Nderkohe, gjyqtari Ardian Nuni, paraditen e se martes ka lene spitalin, pasi gjendja e tij shendetesore nuk paraqet probleme serioze.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›