E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunon bashkë me 2 shokët ish-të dashurën

01/09/2009  Viktima, një 19-vjeçare. Ngjarja në bregun e lumit të fshatit, arrestohen 2, tjetri në kërkim

DURRES- Dy të rinj janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdhunuar një vajzë të re. Islam Troplini i lindur dhe banues në Romanat të komunës së Rrushbullit së bashku me Isa Kokomanin nga Hardhishta e komunës Gjepalaj janë vënë në pranga në të gdhirë të ditës së hënës, kurse Denis Plaku nga fshati Romanat vijon të jetë i lirë. Të tre këta të rinj të moshës 20-21 vjeç kanë ushtruar dhunë dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me 19-vjeçaren A. SH. Policia ka bërë të ditur se vajza ka kërkuar ndihmën e uniformave blu sapo ka mundur të shpëtojë nga duart e tre të rinjve. Kallëzimit penal të të dëmtuarës i është përgjigjur policia, e cila pasi ka identifikuar emrat e autorëve si dhe vendbanimin e tyre ka arrestuar dy prej tyre dhe ka shpallur në kërkim Plakun.

Përdhunimi

Ngjarja ka ndodhur në breg të lumit Erzen në fshatin Hardhishtë. 19-vjeçarja me inicialet A.Sh e lindur dhe banuese në fshatin Hardhishtë ka qenë duke shkuar në shtëpi nën shoqërinë e njërit prej të rinjve me të cilin kishte njohje. A. SH një vit më parë ishte e dashuruar me 21-vjeçarin Isa Kokomani, por me kalimin e kohës ata ishin ndarë për të rifilluar takimet e tyre kohët e fundit. Burime policore thonë se Kokomani dhe vajza nga Hardhishta kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pasi kanë kaluar disa orë së bashku janë kthyer për në shtëpi në të errur. Sipas policisë, Kokomani e ka joshur vajzën dhe ka mundur ta bindë atë për të shkuar në breg të lumit ndonëse kishte rënë nata. 19-vjeçarja nuk e ka kundërshtuar edhe pse kishin kaluar më shumë se 3 orë nga rënia e natës. Në kohën që ata kanë qenë në intimitetet e tyre në breg të lumit, fare pranë tyre janë shfaqur Ismail Troplini 20 vjeç dhe Denis Plaku të dy shokë dhe banorë të fshatit Romanat në komunën e Rrushbullit. Policia ka deklaruar zyrtarisht se të tre djemtë kishin shoqëri me njëri-tjetrin, ndërsa ata janë akuzuar se kishin parapërgatitur skenarin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën A.Sh në bashkëpunim mes tyre. Sipas policisë, vajza ka njohur shokët e ish të dashurit të saj, por nuk ka çuar në mend se të rinjtë mund të thurnin kurthin ndaj saj për ta përdhunuar. Ajo është ndier keq kur i ka parë shokët e të dashurit në breg të lumit dhe thuhet se ka reaguar duke i kërkuar Kokomanit të largohen që andej e të shkojnë në shtëpi. Në çastet e përpjekjes së vajzës për t’u ngritur nga vendi ku ishte ulur, ajo është ndaluar nga të rinjtë. 19-vjeçarja ka pohuar në polici se të tre djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me të duke akuzuar fillimisht të dashurin e saj Isa Kokomanin dhe më pas edhe dy të tjerët. Sipas të dëmtuarës, veprimet janë kryer në saj të përdorimit të forcës dhe një gjë të tillë ajo e ka deklaruar edhe në aktin e kallëzimit ku akuzon Kokomanin, Troplinin dhe Plakun për marrëdhënie seksuale me dhunë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë e cila është formuluar edhe nga policia. Dhuna seksuale është kryer rreth orës 23, ndërkohë që ora e vonë dhe vendi ku është sajuar për të poshtëruar vajzën kanë qenë larg syve të dëshmitarëve. Gjithsesi vajza ka marrë guximin të deklarojë fillimisht në shtëpi atë që i ka ndodhur në breg të lumit me tre djemtë e njohur prej saj. Të njëjta pohime ka deklaruar edhe në polici, ndërkohë që vajza është dashur të bëjë edhe kontrollin mjekësor. Vajza ka pohuar se ish i dashuri i saj e kishte mashtruar dhe se djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë vullnetit të saj. Kallëzimi penal dhe ekzaminimi fizik i të dëmtuarës kanë bindur policinë në akuzën e ngritur dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë vënë në pranga Isa Kokomanin e Ismail Troplini, kurse shoku i tyre Denis Plaku është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›