Prostituta 17 vjeçe në hotel, kapet tutori e tutorja
01/09/2009 Operacion i policisë
TIRANË- Antitrafikët arrestuan dje dy persona që mbanin si prostitutë një vajzë 17 vjeçe. Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë duke përdorur metodat speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Blendi”. Gjatë këtij operacioni dje rreth orës 11.30, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve Pllumb Prendi, 40 vjeç, lindur në Bicaj, Pukë dhe banues në Tiranë, A.S., 17 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese në Paskuqan 2 si dhe Monika Micani, 49 vjeçe, banuese në Tiranë. Të sipërcituarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion me qëllim përfitimi për një periudhë kohe, shtetasen A. S. në hotel “Blendi”, në rrugën “Frederik Shiroka”. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan 27 000 lekë dhe 3 telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”, “mbajtje ambientesh për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 25 të Kodit Penal.