E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përditë më të pasur, përditë më larg problemeve të votuesit"

Mendoj që shkrimi "Serbët pa viza në BE, pse jo ne?" botuar në Blogun e Shekullit, ngre një problem, që është pika e dobët e të gjithë shqiptarëve, e jo vetëm e atyre që janë në emigracion...

Por nuk jam dakord me autoren studente, kur thotë për klasën tonë politike, "që i ngjan adoleshentit që nuk di të mbrojë veten as kur ka të drejtë". Gabim! Ata veten e mbrojnë aq mirë sa ne nuk mundemi as ta imagjinojmë.

Këta zotërinj po bëhen përditë e më të paprekshëm, përditë e më të pasur, përditë e më larg problemeve të atyre që jua dhanë votën. Dhe është prej tyre rrjedhojë e punës së tyre, që Shqipëria, përveçse me Malin e Zi dhe Maqedoninë, si dhe me ca vende gjysëm afrikane në anën tjetër të globit, nuk ka asnjë kufi të hapur.

Ju thoni që ne kemi një klasë politike adoleshente, s'është e vërtetë! Kjo është një klasë politike shumë e pjekur, por për veten e tyre. Për mendimin tim, për aq sa vlen, (pak ose aspak), klasa jonë politike ka qenë dhe është antishqiptari më i madh në planet. Ju uroj shëndet e pare!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›