Përdorimi politik i gjyqësorit
Politikës shqiptare nuk mund të mos i shpëtonte pa përdorur edhe ngjarja e mosmbledhjes së Konferencës Gjyqësore për të zgjedhur 4 anëtarë të KLD-së që iu ka mbaruar mandate. Zaten, kështu ndodh kur opozita del në rrugë dhe qeverisja zhvillohet si në kafene kur fjalën gjithmonë e ka Kryeministri dhe të tjerët të gjithë dëgjojnë historitë e tij. Qeveria sipas së cilës çdo ngjarje, dukuri apo fenomen shoqëror që nuk funksionon është e lidhur me mungesën e opozitës në Parlament, nxitoi të shpallte bllokimin e gjyqësorit, për shkak të mosardhjes së opozitës në Kuvend. Nga ana tjetër opozita nuk tregoi asnjë interes për këtë çështje, por u mjaftua me recitimin e vjershës me titull "gjithë fajin e ka Berisha". Të dyja palët nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemit por përdorimin e tij për t‘i bërë presion kundërshtarit politik.
Pavarësisht keqpërdorimit të kësaj çështjeje, kriza politike pati edhe një të mirë, sepse për shkak të saj solli në vëmendjen e opinionit publik çështjen e mosfunksionimit të Konferencës Kombëtare të gjykatësve të Republikës. Në fakt mosfunksionimi i kësaj konference është një problem që meriton debat publik dhe zgjidhje të përshtatshme dhe afatgjatë. Pa asnjë diskutim debati publik për këtë çështje ndihmon vetë gjyqësorin, i cili më shumë se asgjë tjetër ka nevojë të ç‘politizohet dhe të pavarësohet nga ndikimi apo presioni politik në vend. Gjyqësori shqiptar ndikohet nga politika e ditës dhe kjo është evidente edhe në rastin e diskutimit për mbledhjen ose jo të Konferencës së Gjyqtarëve. Për koincidencë apo për ironi të fatit, futja e politikës në krizë ka futur edhe gjyqësorin në krizë. Kjo gjendje minimalisht quhet ndikim dhe maksimalisht quhet (keq)përdorje.
Nuk është hera e parë që politika e përdor gjyqësorin për të zgjidhur "hallet"e veta. Qeveritë e kanë përdorur gjyqësorin dukshëm jo vetëm për të mbyllur dosjet e veta të abuzimeve në vite, por edhe për t‘i bërë presion kundërshtarëve politikë për të diktuar sjelljen politike. Berisha, si një "mjeshtër" i vërtetë, ia ka arritur qëllimit ta përdorë drejtësinë sa herë i është dashur. Jo më pak të suksesshëm kanë qenë edhe drejtuesit e qeverive të majta në këto vite në këtë drejtim. Prandaj kemi arritur në pikën që drejtësia është e pabesueshme dhe shteti, dhe për fat të keq edhe vetë shoqëria, tashmë është e zhytur në një korrupsion të frikshëm.
Një shtet demokratik dallon nga një shtet jodemokratik nga fakti se sa të pavarur e ka pushtetin gjyqësor. Për fat të keq nuk mund të flitet për pavarësi të gjyqësorit tonë, kur për një gjë kaq të thjeshtë, siç është mbledhja e të gjithë gjykatësve të Republikës për të kryer një detyrë Kushtetuese, na u dashka që pozita dhe opozita të merren vesh më parë. Është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin për Konferencën Kombëtare Gjyqësore, por nuk është e vërtetë që Konferenca Gjyqësore nuk u mblidhka dot, për shkak se nuk paska ligj. Gjykata Kushtetuese në po të njëjtin vendim ka urdhëruar "zbatimin e drejtpërdrejt të Kushtetutës për përzgjedhjen e anëtarëve të KLD-së" nga ana e gjykatësve të Republikës. Nga ana tjetër, neni 4, pika 3 i Kushtetutës paracakton se "Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur vetë Kushtetuta parashikon ndryshe". Duke qenë se për përzgjedhjen e anëtarëve të KLD-së neni 147 i Kushtetutës nuk kërkon nxjerrjen e një ligji, konkludohet qartësisht se gjykatësit nuk mund të fshihen më pas mungesës së ligjit, por thjesht duhet të mblidhen që të zbatojnë Kushtetutën. Për më tepër që kjo praktikë nuk është e para në kushtet e Shqipërisë, pasi Konferenca Kombëtare Gjyqësore është mbledhur edhe herë të tjera pas shfuqizimit të ligjit dhe ka funksionuar normalisht. Në këto kushte, mosmbledhja e Konferencës Kombëtare Gjyqësore për të zbatuar Kushtetutën mund të "justifikohet" vetëm me përdorimin e saj për interesa të politikës së ditës. Kjo situatë natyrshëm nuk e lartëson gjyqësorin aty ku e kërkon Kushtetuta, por e vendos atë në vendin e letrës higjienike të tualetit të politikës së mbrapshtë shqiptare.
E parë në këtë këndvështrim, besoj se bëhet shumë e thjeshtë për këtë fakt se gjyqësori ynë është i varur dhe për pasojë shteti dhe shoqëria kanë probleme serioze me demokracinë. Unë e besoj te teza se demokracia është në rrezik, jo thjesht për shkak të zgjedhjeve jo kredibël, por për shkak se pushteti i drejtësisë është bërë i padrejtë. Si i tillë, ai nuk garanton asnjë liri apo të drejtë të çdo individi apo grupimi. Kjo është arsyeja themelore se përse shteti ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur kur cenon liritë dhe shkel të drejtat themelore shtetasve. Është pa asnjë diskutim ky lloj gjyqësori që prish edhe zgjedhjet, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, por nuk është ky i vetmi aspekt që rrezikon demokracinë. Për shkak të këtij lloj gjyqësori politik që kemi, shteti shtetëzon pronën private, keqpërdor paratë e buxhetit, nuk shërben si duhet, shkatërron territorin dhe mjedisin ku jetojmë, nuk garanton jetën dhe shëndetin e shtetasve, nuk garanton jetesën me punë të ndershme, zhvillon korrupsionin dhe frenon konkurrencën.
E kam shumë të vështirë të mendoj se pushteti ynë gjyqësor do të ketë "shërim" të shpejtë për sa kohë që kemi këtë politikë të mbrapshtë dhe një shoqëri përgjithësisht të painteresuar për të debatuar për çështje të tilla. Mesa duket pavarësimi i gjyqësorit do të kalojë nëpër një proces shumë të gjatë dhe shumë të dhimbshëm për të gjithë ne. Në kushtet kur shteti dhe politika nuk di e as do të mendojë për reforma serioze, nga njëra anë dhe vetë gjyqësori nuk di e as do të vetorganizohet nga ana tjetër, mbetet për të besuar se shërimi i gjyqësorit do të vijë kur gjykatat tona të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor të Europës dhe jo i sistemit politik të budallallëqeve shqiptare. Deri atëherë kemi goxha punë për të bërë.