Roli i Presidentit përballë krizës
Analistët dhe gazetarët më të dëgjuar në vend komentojnë krizën politike në Shqipëri dhe rolin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ata janë pyetur në një forum të organizuar nga gazeta "Shqip", nëse kreu i shtetit duhet të ndërhyjë si negociator për zgjidhjen e krizës apo forcat politike duhet ta zgjidhin vetë situatën e krijuar.
Andrea Stefani
Kam përshtypjen se në këto momente kriza shfaqet shumë e thellë që të mundësojë një ndërmjetësim politik. Përveç kësaj ndërmjetësimi, që të kujton atë të faljes së gjaqeve, është disi kanunor dhe jashtë sistemit. S‘ka asgjë finale dhe të qëndrueshme në të tilla solucione që kanë nisur që në vitin 1997 me Vranickin dhe ripërtëriten si nevojë, sepse politika ka vrarë arbitrin, drejtësinë e pavarur. Është e qartë se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive nuk është realizuar në shkelje të hapur të një neni të Kodit Zgjedhor. Kjo shkelje e ligjit është "ratifikuar" edhe nga një vendimi i Kolegjit Zgjedhor të kapur po ashtu nga Kryeministri Berisha. Ky i fundit e përdor demagogjikisht këtë fakt, duke deklaruar se nuk i hap dot kutitë ngaqë nuk mund të dalë mbi vendimin e një gjykate. Berisha po respekton vendimet e gjykatave? Është një shaka që nuk e beson askush. As Berisha vetë. Por a mund të shërbejë vendimi i një gjykate të kapur i marrë në shkelje të ligjit dhe të së drejtës, si një alibi për moshapjen e kutive? Gjithë ç‘po ndodh tregon edhe një herë sesa krizëndjellëse është për proceset zgjedhore, kapja e drejtësisë nga politika. Procesi politik humbet arbitrin e paanshëm. Dhe ky është kanceri i zgjedhjeve në Shqipëri. Gjykatat legale dhe vendimet e tyre legale, po shërbejnë për pastrimin e vjedhjes ilegale të votës, ashtu sikundër një dyqan apo një universitet legal, mund të shërbejë për pastrimin e parave ilegale. Në fakt, duhet të kishte qenë drejtësia që duhet ta kishte bërë këtë ndërmjetësim, duke shmangur edhe krizën. Dhe nuk mendoj se ne do të shpëtojmë nga kriza të tilla kronike nëse nuk çlirojmë arbitrin, drejtësinë, nga thonjtë e politikës.
Sokol Balla
Presidenti nuk u pyet as për ndryshimet kushtetuese as për Kodin Elektoral një vit e gjysmë më parë. Për shkak të profilit të lartë politik të Presidentit aktual brenda ish-partisë së tij, lideri i opozitës i lëshoi pe Kryeministrit gjatë periudhës së detantes. Kështu, Presidentit iu hoqën kompetencat dhe çdolloj nisme politike joprotokollare. Presidentit iu hoqën anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe e drejta e përfaqësimit në organet kushtetuese. Pas këtij përjashtimi është e vështirë t‘i kërkosh atij të rikthehet. Po ashtu, dëmtimi pa riparim i raporteve me mazhorancën e bën më të vështirë angazhimin e tij direkt në zgjidhjen e kësaj krize të paprecedentë. Këtë e kanë theksuar edhe ndërkombëtarët, të cilët u kanë kërkuar partive politike e veçanërisht qeverisë që të gjejë zgjidhjen. Ndoshta Topi mund ta marrë nismën. Por nëse kjo nuk ndodh, askush nuk mund të fajësojë atë për mosnegocimin e një krize që nuk e nisi ai.
Skënder Minxhozi
Do të ishte për t‘u uruar sinqerisht që kjo krizë të zgjidhej me asetet politike shqiptare, pra pa ndërmjetësimin e zakonshëm të emisarëve të huaj. Por kam frikë se tashmë gjetja e një rrugëdaljeje nga ky ngërç sa parimor aq edhe personal mes Berishës dhe Ramës, është një problem që i tejkalon mundësitë reale të klasës tonë politike. Nëse dëgjojmë retorikën e rënduar që dy liderët në fjalë kanë përdorur sot kundër njëri-tjetrit, duket pak e mundur që dikush me të njëjtën pasaportë në xhep si ata, të mund t‘i ulë përreth një kompromisi. Presidenti Topi ndodhet në një pozitë delikate në raport me dy protagonistët e këtij sherri. Me Ramën atë e ndan jo vetëm fakti që opozita u përpoq deri në minutën e fundit që ai të mos zgjidhet në krye të shtetit, por edhe kompromisi që kreu i PS bëri vitin e shkuar me Berishën për ndryshimet kushtetuese, të cilat veç të tjerash sollën dobësimin e Presidentit të Republikës në dobi të forcimit të Kryeministrit. Kurse me Berishën, Bamir Topin e ndan gjithë çka ndodhur pasi ai ka hyrë në derën e Presidencës. Berisha ka larguar me dhunë nga listat e deputetëve të PD-së të gjithë përkrahësit e Topit, duke spastruar partinë nga grupimi që qëndronte pas kreut të shtetit. Gjithsesi, jam dakord që Presidentit do t‘i takonte të ndërmerrte rolin e mediatorit në një moment kaq të thellë krize politike që ka paralizuar praktikisht jetën institucionale në vend. Por gjithmonë mbetet ana e vështirë e çështjes: edhe nëse Topi do të vendoste të ndërhynte, do të ishte e vështirë të përcaktohej një modalitet konkret për ta bërë këtë.
Mustafa Nano
Ne kemi një përshkrim të qartë kushtetues të funksioneve të Presidentit të Republikës, e nga ky përshkrim nuk duket se ka ndonjë rol kushedi se çfarë për të luajtur. Po, atë nuk e ndalon askush të takojë veç e veç Kryeministrin e shefin e opozitës; apo edhe të dy bashkë. Atë nuk e ndalon askush gjithashtu të përcjellë mesazhe që synojnë zbutjen e klimës politike. Këto mesazhe, nëse e sheh të arsyeshme, mund t‘i përcjellë dhe në sallën e Kuvendit. Por ai s‘mund të bëjë asgjë më shumë sesa kaq, pasi dialektika demokratike varet nga aktorë të tjerë politikë, varet nga partitë, e mbi të gjitha nga dy partitë më të mëdha të vendit. Në këtë kuptim, kriza duhet të zgjidhet nga Kryeministri e nga kryetari i opozitës. Dhe mes këtyre të dyve, rolin e peshën kryesore e ka Kryeministri, i cili është, të paktën në teori, njeriu më i interesuar në Shqipëri, që opozita të jetë në Parlament e që legjislatura të jetë normale. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa fund. E nëse vazhdon, nesër është e sigurt që do të ngarkohet me përgjegjësi Kryeministri, i cili gjatë gjithë këtyre kohëve ka ditur të thotë veç një gjë: kurrë s‘do hapen kutitë.
Agim Isaku
Së pari, do të doja të nënvizoja se kriza politike në veçanti dhe krizat në përgjithësi janë pjesë organike e vetë demokracisë. Nuk ishte e rastit që në kuadër të krizës globale ekonomike, një personalitet i shquar u shpreh: po dalim nga një krizë për t‘u futur në një tjetër. Në këtë këndvështrim, shqetësimin publik (dhe jo vetëm publik) në lidhje me krizën unë e konsideroj më shumë një recidivë të kohërave "pa taksa dhe pa kriza", të asaj kohe për të cilën Partia e Punës mburrej për stabilitet. Edhe kriza aktuale politike duhet konsideruar si e tillë, pra si pjesë apo /certifikim i asaj që rëndom konsiderohet thjesht dhe vetëm "normalitet demokratik". Është e drejta e partive politike të protestojnë, të "rebelohen", madje edhe të tentojnë ta ndryshojnë apo modifikojnë sistemin apo funksionimin e institucioneve, kuptohet brenda rregullave të lojës demokratike, pra me votë.
Po le t‘i kthehemi pyetjes, e cila në këndvështrimin e mësipërm e gjen edhe përgjigjen. Partitë politike do të lipsej që përmes komunikimit institucional t‘u jepnin përgjigje shqetësimeve të njëra-tjetrës. Institucioni bazë ku realizohet kjo "shkartisje" interesash politike mbetet Parlamenti. Pastaj janë një radhë e pafund institucionesh pluraliste (përfshi po të doni edhe KKRT-të) ku në të vërtetë partitë "kundërshtare" bashkërendojnë kontributet e tyre (jo rrallë edhe interesat korruptive). Një nga këto institucione është edhe Presidenti i Republikës. Detyrimi i tij si mediator edhe i krizave politike buron që në detyrën e parë kushtetuese të vetën dhe lidhet drejtpërsëdrejti me të. Se sa e pranojnë këtë ndërmjetësim partitë politike, kjo është tjetër dhe lidhet së pari e kryesisht me faktin se sa këto parti e konsiderojnë këtë institucion si të tillë dhe se sa ka mundur ky institucion të fitojë besimin e krahëve politikë.
Ermal Hasimja
Nuk mendoj se Presidenti ka ndonjë rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë situatë. Nga pikëpamja formale ai nuk e ka këtë funksion. Nga pikëpamja politike problemet mes shumicës dhe opozitës nuk duket se mund të zgjidhen përmes dialogut, sepse asnjëra palë nuk e ka zgjidhjen si opsion parësor. Për shumicën nuk ka ndonjë zgjidhje ky problem, sepse kërkesat e opozitës konsiderohen si maskim i problemeve të brendshme të opozitës. Për sa i përket vetë opozitës, pjesërisht të përçarë, kërkesat janë të pamundura dhe nuk duket se synojnë realizimin e tyre, por diçka tjetër: ose shmangien e vëmendjes nga problemet e brendshme, ose delegjitimimin afatgjatë të shumicës në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme. Personalisht, nuk mendoj se opozita pret seriozisht pranimin e kërkesave të saj nga shumica, sepse në situatën aktuale nuk ka asnjë letër të fortë në dorë për të luajtur. Së pari, nuk ka mbështetjen e shumicës së votuesve, të paktën siç tregojnë rezultatet e zgjedhjeve. Së dyti, sepse nuk ekziston mbështetja ndërkombëtare për këtë qëndrim. Nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e revolucioneve paqësore në republikat ish-sovjetike, siç po përpiqet të krijojë përshtypjen opozita. Në përfundim mund të thuhet se zgjidhja nuk varet as nga Presidenti e as nga vetë forcat politike, pikërisht për faktin se këto të dyja e sidomos opozita, nuk po ndeshen për atë që deklarohet, por për arsye të tjera që nuk do t‘i merrte parasysh një zgjidhje e mundshme institucionale.
Henri Çili
Është në natyrën e institucionit të presidencës që të ketë një rol ndërmjetësues. Madje, ky është qëllimi i parimit "superpartes" që ka ky institucion. Ndaj në këtë rol si parim çdo President është jo thjesht i mirëpritur, madje e ka për detyrë. Në rastin e Presidentit Bamir Topi nuk di sa, ai personalisht në këtë moment, mund të shërbente si ndërmjetës për kontekstin e krijuar, për marrëdhëniet që ai ka sot me qeverinë dhe PD-në. Atëherë do të kishim një problem. Zoti Topi gjendet sot me relacione komplekse me palët politike ndaj mendoj se ende fatkeqësisht një ndërmjetësues për krizën duhet të kemi dikë nga komuniteti ndërkombëtar. Ky është një dështim i sistemit tonë politik, pasi normalisht ne do të ishim sot në një gjendje kur duhet ta siguronim vetë negocimin e konfliktit të brendshëm politik. Sidoqoftë është një krizë politike për t‘u zgjidhur, palët kanë çfarë të negociojnë dhe çfarë të lëshojnë duke ruajtur thelbin e kërkesave të tyre, por duke i dhënë situatës një zhbllokim nga ky bllokim artificial, por që sidoqoftë është një bllokim.
Aleksandër Çipa
Kur politika i drejtohet sheshit dhe kur sheshi bëhet i vogël për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve politikë, atëherë, institucionet japin provën e të qenit dhe të shërbimit. Politika pas kësaj duhet të bëhet shërbestare e ruajtjes dhe e ndërtimit të shtetit si pasuri e të gjithë qytetarëve. Ky lidership, mund ta anashkalojë kërkesën për ndërhyrjen e Presidentit në këtë krizë të shpallur, por koha nuk premton më prova për teka dhe interesa me kosto. Kur politika kapërcen institucione, atëherë lëviz nëpër qorrsokakë krize. Dje politika ka dalë në shesh dhe pse kjo është tashmë në mundësinë e qorrsokakut. Presidenti i Republikës është autoriteti i duhur kushtetues, me tagër të mjaftueshëm dhe të duhur, për të ulur palët partiake dhe ato politike në një tryezë, ku çështje e vetme është kriza dhe bllokimi institucional i vendit. Demokracia institucionale në vend është e bllokuar. Ka më tepër se tre muaj që politika është ndalur në stacionin me krizë. Në këtë realitet, autoriteti i lartë institucional dhe sidomos ai i sigurisë kombëtare, nuk ka arsye të jetë në pozicionin e soditësit. Ndërhyrja e tij në këtë çast, nuk ka pse të mbetet e varur prej logjikës "nëse më thërrasin". Protagonistët në duel nuk kanë arsye dhe mundësi të kërkojnë të tretin, ata janë në energjinë e sherrit dhe të kokëfortësisë. Nëse lihen ende në këtë raport dueli, ata do të nisin të përdorin vendin. Që të mos mbërrijmë në pikën e përdorimit të vendit, Presidenti, duhet të kryejë aktin e vet moral dhe institucional.